Menaxhimi i Flotës së Veturave për Biznese

Biznese & Flota

Mbrojeni flotën tuaj me shërbim profesional, çmime konkurruese, dhe mbështetje të dedikuar. Zgjidhje të personalizuara për çdo madhësi biznesi.

Përse Bizneset Na Zgjedhin

Kursim në Kosto

Zbritje deri në 30% për flota me më shumë se 10 vetura

Mbulim i Plotë

Asistencë 24/7 për të gjithë automjetet e biznesit tuaj

Raportim & Analitikë

Dashboard për menaxhim dhe raporte detajuara për flotën

Prioritet në Shërbim

Koha e përgjigjes më e shpejtë për klientë korporativë

Çfarë Përfshihet

Asistencë 24/7
Transport i automjetit në Rajon
Dashboard & raporte
Menaxher i dedikuar
Prioritet në shërbim

Paketa Komerciale

Zgjidhni opsionin që ju përshtatet

1-9 Vetura

Antarësim direkt për flotën tuaj

  • Antarësim i shpejtë dhe i thjeshtë
  • Mbulim i plotë për të gjitha veturat
  • Asistencë 24/7 pa limit
  • Dashboard për menaxhim

10+ Vetura

Çmim i Personalizuar

  • Zbritje ekskluzive për flota të mëdha
  • Menaxher i dedikuar për kompaninë
  • Kushte të personalizuara
  • Raportim dhe analitikë avancuar

Detajet e Paketave

Çmimet e paketave sipas madhësisë së flotës

✓ PA LIMIT RASTE

PAKO KOMERCIALE KOSOVË

Nga 49.99€
/veturë/vit
10+ vetura
Çmim i Personalizuar
MBULIM
KOSOVË
  • Asistencë rrugore 24/7
  • Transport i automjetit
  • Ndezje me kabllo
  • Ndihma teknike në vend
  • Informacione teknike përmes telefonit
MË E POPULLARIZUARA

PAKO KOMERCIALE RAJON

Nga 79.99€
/veturë/vit
10+ vetura
Çmim i Personalizuar
MBULIM
KOSOVË, SHQIPËRI, MAQEDONI, MALI I ZI DHE SERBI
  • Asistencë rrugore 24/7
  • Transport i automjetit
  • Ndezje me kabllo
  • Ndihma teknike në vend
  • Informacione teknike përmes telefonit
ME LIMIT RASTE
2 raste/vit

PAKO KOMERCIALE KOSOVË

Nga 29.99€
/veturë/vit
10+ vetura
Çmim i Personalizuar
MBULIM
KOSOVË
  • Asistencë rrugore 24/7
  • Transport i automjetit
  • Ndezje me kabllo
  • Ndihma teknike në vend
  • Informacione teknike përmes telefonit
2 raste/vit

PAKO KOMERCIALE RAJON

Nga 49.99€
/veturë/vit
10+ vetura
Çmim i Personalizuar
MBULIM
KOSOVË, SHQIPËRI, MAQEDONI, MALI I ZI DHE SERBI
  • Asistencë rrugore 24/7
  • Transport i automjetit
  • Ndezje me kabllo
  • Ndihma teknike në vend
  • Informacione teknike përmes telefonit

Çfarë Thonë Klientët Tanë

Si kompani Rent a Car me 28 vetura, asistenca 24/7 është jetike për ne. Koha e reagimit është shembullore dhe klientët tanë nuk presin kurrë. Investimi më i mirë për biznesin tonë!

Driton Kelmendi
Themelues, AutoRent Prishtina

Flota jonë e shpërndarjes përfshin 42 furgonë që operojnë çdo ditë. Që nga partneriteti me Asistencën Rrugore, downtime është reduktuar 80% dhe kostot janë optimizuar.

Arben Morina
CEO, Express Courier Kosova

Shërbimi i shpejtë asistence për flotën tonë prej 15 veturash shpërndarjeje ka ndryshuar totalisht operacionet. Mbulimi në rajon është i jashtëzakonshëm për transportet ndërkombëtare.

Fjolla Krasniqi
Menaxhere Flotës, FastDelivery Logistics

Pyetje të Shpeshta

Gjeni përgjigje për pyetjet më të zakonshme rreth paketave për biznese

Kërkoni Ofertë të Personalizuar

Plotësoni formularin dhe do t'ju kontaktojmë brenda 24 orëve me ofertë të personalizuar

Regjistrohu për Paketën e Biznesit

Plotësoni formularin për të regjistruar vetura tuaja në paketën e biznesit

Zgjedh markën...

Terma dhe Kushte për Biznese & Flota

Versioni: 1.0Në fuqi nga: 2026-01-01

1. Dispozita të Përgjithshme

Këto Terma dhe Kushte rregullojnë marrëdhënien kontraktuale midis Asistencës Rrugore të Kosovës dhe klientëve korporativë që regjistrojnë flota veturash për shërbime asistence rrugore.

Duke u regjistruar dhe duke pranuar shërbimin, ju pranoni plotësisht të gjitha termat dhe kushtet e përcaktuara në këtë dokument.

2. Automjetet e Pranueshme

Automjete të mbuluara: Paketat e Biznesit vlejnë ekskluzivisht për automjete komerciale të kategorisë N1 (sipas klasifikimit evropian), vetura komerciale dhe furgonë, me peshë totale të lejuar deri në 3,500 kg.

Automjete të përjashtuara: Nuk mbulohen kamionë (N2, N3), autobusë, mjete transporti të rënda, makineri të rënda pune, automjete mbi 3,500 kg, dhe automjete të modifikuara jashtë standardeve të fabrikës.

Të gjitha automjetet duhet të jenë të regjistruara ligjërisht në Kosovë dhe të zotërojnë dokumentacion të vlefshëm (letërnjoftim automjeti dhe sigurim të vlefshëm).

3. Mbulimi i Shërbimit

Mbulimi territorial: Shërbimet vlejnë në territorin e Kosovës. Paketat me mbulim rajonal përfshijnë edhe Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Mali të Zi, dhe Serbi sipas kushteve të specifikuara në paketë.

Shërbimet e përfshira: Asistencë teknike në vend (ndërrim gomash, jump-start baterie, furnizim me karburant emergjent), transport i automjetit deri në servisin më të afërt (brenda kufijve të mbulimit), dhe koordinim me serviset partnere, ose transport drejt qytetit resident nëse defekti nuk mund të zgjidhet në vend brenda një kohe të arsyeshme.

Limitimi i rasteve: Paketat me limit raste ofrojnë shërbime deri në numrin maksimal të rasteve të specifikuar për automjet. Paketat "Pa Limit Raste" ofrojnë shërbime të pakufizuara për raste legjitime gjatë periudhës së vlefshmërisë.

4. Çmimi dhe Modalitetet e Pagesës

Çmimi: Çmimet janë të shprehura për automjet/vit dhe janë të fiksuar për periudhën kontraktuale. Çmimet për flota me 10+ vetura janë të negociueshme dhe përcaktohen individualisht.

Pagesa: Pagesa bëhet në avancë për periudhën e zgjedhur (1 vit). Pagesë mund të kryhet përmes transfertës bankare ose metodave të tjera të miratuara. Fatura lëshohet brenda 3 ditëve pune nga regjistrimi.

Vonesa në pagesë: Shërbimet nuk aktivizohen pa pagesë. Në rast të vonesës së pagesës mbi 15 ditë, shërbimi dhe fatura suspendohet derisa të kryhet pagesa. Pas 30 ditëve vonesë, kontrata anulohet automatikisht.

5. Kohëzgjatja e Kontratës dhe Rinovimi

Periudha kontraktuale: Kontrata ka kohëzgjatje 12 mujore dhe fillon nga data e aktivizimit të paketës.

Rinovimi: Kontrata rinovohet automatikisht për një periudhë tjetër 12-mujore, përveç nëse njoftohet anulimi me shkrim 30 ditë para skadimit.

Shtimi i veturave: Vetura të reja mund të shtohen në kontratë në çdo kohë. Çmimi llogaritet pro-rata për periudhën e mbetur deri në skadimin e kontratës ekzistuese.

6. Anulimi dhe Politika e Rimbursimit

Periudha e anulimit: Klienti ka të drejtë të anulojë kontratën brenda 14 ditëve nga data e aktivizimit dhe të marrë rimbursim të plotë nëse nuk ka përdorur asnjë shërbim.

Anulimi pas 14 ditëve: Pas periudhës 14-ditore, anulimi mund të kryhet me njoftim me shkrim 30 ditë përpara, por nuk jepet rimbursim për periudhën e mbetur.

Largimi i veturave: Në rast të largimit të veturave individuale nga flota, çmimi i paketës mbetet i njëjtë për automjetet e mbetura, dhe nuk jepet rimbursim pro-rata.

7. Përjashtimet dhe Limitimet e Shërbimit

Nuk mbulohen: Nxjerrje nga gremina, balta, rrugë të paarritshme, apo raste ku duhet të përdoren pajisje të specializuara. Dëme nga vërshimet apo fatkeqësi natyrore, lufta, etj. Dëmtime të shkaktuara nga neglizhenca e qëllimshme, përdorimi i automjetit në gara ose aktivitete jashtëligjore, automjete pa dokumentacion të vlefshëm.

Force majeure: Asistenca Rrugore nuk mban përgjegjësi për vonesë ose pamundësi në ofrimin e shërbimit për shkak të ngjarjeve të paparashikueshme (fatkeqësi natyrore, luftëra, gjendje emergjente).

Limitimi i përgjegjësisë: Përgjegjësia e Asistencës Rrugore është e limituar në vlerën e paketës së paguar dhe nuk mbulon dëme indirekte, fitim të humbur, ose kosto shtesë operative.

8. Procedura për Kërkesa Asistence

Kontaktimi: Kërkesat për asistencë duhet të bëhen përmes telefonit të emergjencës: +383 46 100 011 (i disponueshëm 24/7).

Informacioni i nevojshëm: Gjatë kërkesës duhet të jepet: emri i kompanisë, targa e automjetit, vendndodhja e saktë, dhe përshkrimi i problemit.

Koha e përgjigjes: Ekipi i asistencës arrin në vendngjarje brenda 30-60 minutave në zonat urbane, dhe 60-90 minutave në zonat rurale (në varësi të kushteve rrugore dhe meteorologjike).

9. Mbrojtja e të Dhënave Personale

Asistenca Rrugore e Kosovës përdor të dhënat e biznesit tuaj (emri i kompanisë, NIPT, të dhënat e automjeteve, personat kontaktues) ekskluzivisht për ofrimin e shërbimeve dhe menaxhimin e kontratës.

Të dhënat nuk ndahen me palë të treta pa pëlqimin tuaj, përveç rasteve kur është e nevojshme për ofrimin e shërbimit (p.sh. koordinimi me servise partnere).

Ju keni të drejtë të kërkoni akses, korrigjim, ose fshirje të të dhënave tuaja sipas ligjeve në fuqi për mbrojtjen e të dhënave.

10. Ndryshimet në Termat dhe Kushtet

Asistenca Rrugore rezervon të drejtën të ndryshojë këto Terma dhe Kushte. Ndryshimet hyjnë në fuqi 30 ditë pas njoftimit me shkrim (email ose postë).

Klientët do të njoftohen për ndryshimet përmes email-it zyrtar dhe dashboard-it të menaxhimit të flotës.

Nëse nuk pranoni ndryshimet, keni të drejtë të anuloni kontratën brenda 30 ditëve pa ndëshkim.

11. Kontakti dhe Procedura e Ankesave

Informacion dhe pyetje:

Telefon: +383 46 100 011
Email: info@asistenca.club

Ankesat: Nëse keni ankesa për cilësinë e shërbimit, mund të na kontaktoni përmes email-it. Ankesat do të trajtohen brenda 7 ditëve pune, dhe do të merrni përgjigje me shkrim.

Pranimi i Termave

Duke vazhduar me regjistrimin dhe duke përdorur shërbimet e Asistencës Rrugore të Kosovës për paketa biznesi dhe flota, ju konfirmoni që keni lexuar, kuptuar, dhe pranuar plotësisht të gjitha Termat dhe Kushtet e përcaktuara më sipër.