VLERËSIMET NË GOOGLE

Vlerësimet e Klientëve

Përvoja reale të anëtarëve tanë, ashtu siç janë publikuar në Google: transporti i automjetit, ndihma teknike në vend dhe mbështetja 24/7 në Kosovë, Rajon dhe Evropë.

4.9/5 në Google
Bazuar në 135 vlerësime

Duke shfaqur 8 nga 8 vlerësime të ruajtura

Ferdi Mazreku
2 months ago

Jam shumë i knaqur nga sherbim i juaj i Asistences rrugore te Kosoves. Faliminderit Kompanis e juaj . Ju kisha Rekomandu te gjithve mu antarsu ne ket komlani met vertet jan te fjales edhe shum shoejt per nje or ma kan kry sherbimi.

Refki Gashi
2 months ago

Një falënderim i madh për Asistencen Rrugore të Kosovës për shërbimin e shkëlqyer.Jam shum i kënaqur me profesionalizmin, korrektësinë dhe shpejtësinë e shërbimit. Ekipi ishte shumë i sjellshëm dhe na ndihmoi në mënyrën më të mirê të mundshme. Ju faleminderit për shërbimin dhe përkushtimin.⭐️

Kujtim Svirca
3 months ago

Letër Falënderimi Për Asistencën Rrugore të Kosovës, Me këtë letër dëshiroj të shpreh mirënjohjen dhe falënderimin tim të sinqertë për shërbimin e shkëlqyer që ofroni. Më datë 23.07.2026, gjatë qëndrimit tim në Greqi, pata një aksident të vogël. Në ato momente, mendja më shkoi menjëherë te Asistenca Rrugore e Kosovës. Pas telefonatës sime, ekipi juaj reagoi me shpejtësi dhe profesionalizëm, duke mbërritur brenda rreth 30 minutave dhe duke më ofruar zgjidhjen e nevojshme. Përkushtimi, korrektësia dhe gatishmëria e stafit tuaj më bënë të ndihem i sigurt edhe pse ndodhesha jashtë vendit. Kjo tregon se për ju klienti është gjithmonë prioritet. Përvoja ime më ka bindur se anëtarësimi në Asistencën Rrugore të Kosovës është një investim që ia vlen. Të ndihesh i qetë duke e ditur se në çdo moment ke një ekip profesional që të gjendet pranë, nuk ka çmim. I falënderoj nga zemra të gjithë punonjësit për përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre. Pagesën që e kam bërë e konsideroj plotësisht të merituar dhe me gjithë zemër HALLALL. Ju uroj shumë suksese në punën tuaj dhe shpresoj që të vazhdoni të ofroni këtë standard të lartë të shërbimit për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Granit Alimusaj
4 months ago

Unë sa herë pata nevojë për asistenc asistenca ish aty mbrenda 30 minutave unë jam shumë i kënaqur me shërbimin e tyre prapë do të vazhdojë me pagu asistencen mbas një viti

Armend Mekolli
5 months ago

Shërbim shumë i shpejtë dhe profesional. Asistenca rrugore mbërriti për rreth 20 minuta dhe më ndihmoi menjëherë në vendngjarje.

Toto Toto
4 months ago

Asistenca Rrugore e Kosoves Jeni numer 1 me te miret. Per 10 min keni ardh ma keni rregullu gomen. Respekte per punen e juj komplet stafit

Naile Bekteshi
5 months ago

Flm shumë shpejt keni ardhur, vetem ju kisha lutë kur dilni ne teren me i pas te gjitha mjetet, se mundet dikush mos me i pas në veturë, p.sh. mbremë skemi pas me çka me fry gomen

Endrit Shkodra
11 months ago

Faleminderit shum korrekt , ne Rugove te Pejes mu ka prish goma , per 2 ore kan asistu ma kan rregullu dhe jom gati prap per komunikacion

Vlerësimet shfaqen ashtu siç janë publikuar në Google. Google ofron deri në 5 vlerësime për çdo sinkronizim; arkivi ynë rritet me kohën.