TERMAT DHE KUSHTET E ANËTARËSIMIT
NENI 1 – PËRKUFIZIME
Në këto Terma dhe Kushte, termat e mëposhtëm kanë kuptimin e përcaktuar më poshtë:
Anëtari: Personi fizik ose juridik që ka lidhur kontratë anëtarësimi me ARRK L.L.C.
Automjeti: Mjeti i regjistruar në emër të Anëtarit, me peshë deri në 3,500 kg, i cili mbulohet nga pakoja e zgjedhur.
Shërbimi: Asistenca teknike që ofrohet nga ARRK L.L.C. sipas pakos së zgjedhur nga Anëtari.
Rasti: Çdo ndodhi që e bën automjetin të paaftë për të vazhduar lëvizjen normale.
Pakoja: Plani i zgjedhur i anëtarësimit që përcakton shërbimet, mbulimin gjeografik dhe kushtet specifike.
NENI 2 – SHËRBIMET BAZË TË ASISTENCËS
ARRK L.L.C. ofron shërbime teknike 24/7, pa limit kilometrash dhe pa limit numri të rasteve, në rast pamundësie të automjetit për të vazhduar lëvizjen, duke përfshirë:
- Asistencë rrugore 24/7 në të gjithë territorin e mbuluar
- Transport të automjetit (PA LIMIT KILOMETRA)
- Ndezje me kabllo për bateri të shkarkuar
- Ndihmë teknike në vendngjarje
- Informacione teknike përmes telefonit
- Transport të pasagjerëve (deri në 4 persona) bashkë me automjetin
Shërbimet specifikë dhe shtesë varen nga pakoja e zgjedhur nga Anëtari dhe janë të detajuara në Termat Specifike të Pakos.
NENI 3 – AKTIVIZIMI I SHËRBIMIT DHE RREGULLI 100 KM
3.1 Aktivizimi i Shërbimit
Shërbimi aktivizohet menjëherë pas përfundimit të procesit të regjistrimit dhe konfirmimit të pagesës. Anëtari merr një email konfirmimi me numrin e anëtarësisë dhe detajet e shërbimit.
3.2 Rregulli 100 KM (Mbrojtje kundër abuzimit)
Për të garantuar që automjeti ishte në gjendje funksionale në momentin e anëtarësimit, shërbimet e asistencës mund të përdoren vetëm pasi automjeti të ketë kaluar të paktën 100 km nga kilometrazha e raportuar gjatë aktivizimit.
Ky rregull parandalon anëtarësimin e automjeteve që janë tashmë në defekt në momentin e regjistrimit.
Në rast aktivizimi të shërbimit, Anëtari duhet të provoj kilometrazhin aktual të automjetit përmes fotografisë së panelit.
3.3 Përjashtime nga Rregulli 100 KM
Rregulli 100 KM nuk aplikohet për këto shërbime:
- Informacione teknike përmes telefonit
- Këshilla dhe udhëzime teknike
- Koordinim me servise të autorizuara
NENI 4 – TRANSPORTI I AUTOMJETIT
4.1 Transport pa limit kilometrash
Asistenca ofron transport falas të automjetit nga vendi i defektit. Transporti realizohet në një nga këto destinacione:
- Servisi më i afërt i përshtatshëm, ose
- Servisi i zgjedhur nga Anëtari (brenda qytetit të banimit, në drejtim të tij apo qytetit fqinj të madh)
4.2 Rregullat për Shërbimet dhe Transportin Teknik
Për çdo rast të raportuar ofrohet vetëm një (1) shërbim, respektivisht një (1) transport teknik i automjetit.
Pakot pa limit raste:
Gjatë periudhës së anëtarësimit mund të raportohen pa limit raste, por për secilin rast individual ofrohet vetëm një (1) shërbim/transport teknik.
Pakot me limit raste:
Shërbimet ofrohen deri në numrin maksimal të rasteve të përcaktuara nga pakoja; për secilin rast të aprovuar ofrohet vetëm një (1) shërbim/transport teknik.
Transporti teknik realizohet vetëm:
- drejt servisit më të afërt të përshtatshëm, ose
- drejt servisit të zgjedhur nga Anëtari, nëse ndodhet brenda ose në drejtim të qytetit të banimit të Anëtarit.
- transportime të shumëfishta brenda të njëjtit rast
- devijime jashtë itinerarit të aprovuar
- rikthime ose bartje nga një servis në një servis tjetër
- bartje në adresën e Anëtarit dhe më pas bartje nga ajo adresë në lokacione të tjera
NENI 5 – RIATDHESIMI I AUTOMJETIT
Nëse automjeti ka defekt serioz në ndonjë nga vendet e mbuluara dhe nuk mund të riparohet lokalisht, ne e transportojmë falas deri në qytetin tuaj rezident në Kosovë.
- Ofrohet vetëm për pakot që e përfshijnë këtë shërbim në përshkrimin e tyre
- Automjeti duhet të jetë në defekt teknik që e bën të paaftë për t'u drejtuar
- Defekti ka ndodhur brenda territorit të mbuluar nga pakoja
- Servisi lokal nuk mund ta riparojë automjetin brenda një kohe të arsyeshme
- Riatdhesimi koordinohet nga Asistenca në bashkëpunim me operatorët lokal
Koha e procesimit:
Nga vendet e Rajonit zakonisht 4-8 orë nga momenti i ngarkimit
Nga vendet e Europes zakonisht 1-14 ditë nga momenti i ngarkimit
Riatdhesimi nga vendet e Rajonit (Shqipëri, Mali i Zi, Maqedoni dhe Serbi) realizohet nëse riparimi nuk mund të përfundojë gjatë ditës, ndërsa nga vendet e Evropës realizohet vetëm nëse vlera e riparimit kalon shumën 1001 euro.
NENI 6 – AKOMODIMI NË HOTEL
Akomodimi në hotel ofrohet vetëm për pakot që e përfshijnë këtë shërbim në përshkrimin e tyre.
- Pako Rajon PLUS: Deri në 3 netë hotel nëse automjeti nuk riparohet brenda 24 orëve
- Pako Europe: Deri në 3 netë hotel nëse automjeti nuk riparohet brenda 24 orëve
- Pakot familjare: Sipas specifikimeve të pakos përkatëse
- Hotelit zgjidhet nga Asistenca në bashkëpunim me Anëtarin
- Mbulohet dhomat dhe mëngjesi për Anëtarin dhe pasagjerët (deri në 4 persona)
- Shpenzimet shtesë (dreka, darka, minibar, etj.) paguhen nga Anëtari
Pako Kosovë, Pako Kosovë + Shqipëri dhe Pako Rajon NUK përfshijnë akomodim në hotel.
NENI 7 – PËRJASHTIME NGA SHËRBIMI
Asistenca Rrugore e Kosovës NUK ofron shërbim në këto raste:
- Defekte që ekzistonin në momentin e anëtarësimit (përpara plotësimit të 100 KM)
- Dëmtime të shkaktuara nga aksidente rrugore
- Automjete mbi 3500 kg (kamionë, autobusë, makina bujqësore)
- Automjete që përdoren për qëllime komerciale (taksi, transport mallrash) përveç nëse është blerë pako biznesi
- Defekte të shkaktuara nga mosmirëmbajtja e automjetit
- Mbetje pa karburant (më shumë se një herë për vit)
- Raste që ndodhin jashtë territorit të mbuluar nga pakoja
- Shërbime të kërkuara për automjete që nuk janë regjistruar në sistem
- Defekte të përsëritura për të cilat Anëtari ka marrë rekomandim për riparim
- Automjete të modifikuara jo-standard
- Automjete sportive, "tuned" ose për gara
- Automjete me pajisje që kërkojnë trajtim të specializuar transporti
Automjete që nuk janë të regjistruara në emër të Anëtarit janë të lejuara për shërbim.
NENI 8 – PËRGJEGJËSIA DHE KUFIZIMI
ARRK L.L.C. është përgjegjëse vetëm për organizimin dhe koordinimin e shërbimeve të asistencës. Përgjegjësia jonë nuk përfshin:
- Dëmtime të automjetit gjatë transportit (mbulohen nga sigurimi i operatorit të transportit)
- Vonesa të shkaktuara nga kushtet atmosferike, trafiku ose faktorë të tjerë jashtë kontrollit tonë
- Cilësinë e riparimeve të kryera nga servise të palëve të treta
- Humbje indirekte ose pasojore (si humbje biznesi, pushime të ndërprera, etj.)
- Vlerën e automjetit ose pjesëve këmbimore
Përgjegjësia maksimale e ARRK L.L.C. për çdo rast individual është e kufizuar në vlerën e pagesës vjetore të anëtarësisë.
NENI 9 – ANULIMI DHE RIMBURSIMI
9.1 Anulimi brenda 14 ditëve
Anëtari ka të drejtë të anulojë anëtarësimin brenda 14 ditëve nga data e regjistrimit me kthim të pagesës, nëse nuk ka përdorur asnjë shërbim.
Shpenzimet administrative të anulimit: 10 €, paguhen nga Anëtari.
9.2 Anulimi pas 14 ditëve
Pas kësaj periudhe, anëtarësimi vazhdon deri në fund të periudhës së paguar dhe nuk rimbursohet.
9.3 Procedura e anulimit
- Telefon: +383 46 100 011
- Email: info@asistenca.club
NENI 10 – RINOVIMI I ANËTARËSISË
Anëtarësimi skadon automatikisht pas 12 muajve nga data e aktivizimit. Për të vazhduar shërbimet, Anëtari duhet të rinovoj anëtarësimin.
- Njoftime për rinovim dërgohen 30, 15 dhe 5 ditë para skadimit
- Rinovimi kryhet përmes të njëjtit proces si anëtarësimi i ri, me procedura të thjeshtuara
- Çmimet dhe kushtet mund të ndryshojnë në momentin e rinovimit
- Rregulli 100 KM aplikohet përsëri nëse abonimi ka skaduar më shumë se 3 ditë; nëse nuk ka skaduar, nuk vlen
NENI 11 – NDRYSHIMI I PAKOS SË ANËTARËSIMIT
Anëtari mund të ndryshojë pakon në çdo kohë gjatë periudhës së anëtarësimit:
- Vlera e pashpenzuar llogaritet sipas ditëve të mbetura
- Kjo vlerë zbritet nga çmimi i pakos së re
- Shuma finale është diferenca
- Pakoja e re aktivizohet për 12 muaj nga data e ndryshimit
- Rregulli 100 KM aplikohet për pakon e re
NENI 12 – TË DHËNAT PERSONALE DHE PRIVATËSIA
ARRK L.L.C. respekton privatësinë tuaj dhe mbron të dhënat personale sipas ligjeve në fuqi.
- Të dhënat përdoren vetëm për ofrimin e shërbimeve
- Ndahen vetëm me operatorë të nevojshëm për asistencën
- Anëtari ka të drejtë aksesimi, korrigjimi dhe fshirjeje
NENI 13 – KEQPËRDORIMI DHE PASOJAT
Format e keqpërdorimit
- Përdorimi i anëtarësimit për automjete të tjera
- Dhënia e informatave të rreme
- Raportimi i ngjarjeve të inskenuara
- Çdo formë mashtrimi
Pasojat dhe masat
- Tarifë administrative deri në 1,000 €
- Ndërprerje e anëtarësimit pa rimbursim
- Refuzim i ri-regjistrimit
- Kërkesë për kompensim të shpenzimeve
- Njoftim i autoriteteve kompetente
NENI 14 – HYRJA NË FUQI
Me pranimin e kartelës së anëtarësimit dhe realizimin e pagesës, Anëtari deklaron dhe pranon se është informuar plotësisht, i ka lexuar, kuptuar dhe pranuar në tërësi, pa asnjë rezervë apo kushtëzim, dokumentet e mëposhtme, të cilat përbëjnë një marrëveshje të vetme, të pandashme dhe ligjërisht të detyrueshme kontraktuale:
- Termat dhe Kushtet Specifike të Pakos së zgjedhur;
- Termat dhe Kushtet e Përgjithshme;
- Politikën e Privatësisë;
- Politikën e Kthimit / Anulimit.
- Pranimi i kartelës së anëtarësimit dhe realizimi i pagesës prodhojnë efekt të plotë juridik, krijojnë marrëdhënie kontraktuale të vlefshme dhe të detyrueshme për palët dhe janë ekuivalente me nënshkrimin fizik të Anëtarit, pavarësisht mungesës së një nënshkrimi të tillë.
- Anëtari pranon dhe konfirmon se dokumentet e mësipërme janë publike, të aksesueshme dhe të disponueshme për lexim përpara kryerjes së pagesës, dhe se mosleximi, mosnjohja ose keqkuptimi i tyre nuk përbën dhe nuk mund të përbëjë bazë ligjore për kontestimin e vlefshmërisë, zbatueshmërisë apo efekteve juridike të këtyre Termave dhe Kushteve.
Për pyetje ose sqarime rreth këtyre termave, kontaktoni:
+383 46 100 011
info@asistenca.club
+383 46 100 011
www.asistencarrugore.com
