Letër Falënderimi Për Asistencën Rrugore të Kosovës, Me këtë letër dëshiroj të shpreh mirënjohjen dhe falënderimin tim të sinqertë për shërbimin e shkëlqyer që ofroni. Më datë 23.07.2026, gjatë qëndrimit tim në Greqi, pata një aksident të vogël. Në ato momente, mendja më shkoi menjëherë te Asistenca Rrugore e Kosovës. Pas telefonatës sime, ekipi juaj reagoi me shpejtësi dhe profesionalizëm, duke mbërritur brenda rreth 30 minutave dhe duke më ofruar zgjidhjen e nevojshme. Përkushtimi, korrektësia dhe gatishmëria e stafit tuaj më bënë të ndihem i sigurt edhe pse ndodhesha jashtë vendit. Kjo tregon se për ju klienti është gjithmonë prioritet. Përvoja ime më ka bindur se anëtarësimi në Asistencën Rrugore të Kosovës është një investim që ia vlen. Të ndihesh i qetë duke e ditur se në çdo moment ke një ekip profesional që të gjendet pranë, nuk ka çmim. I falënderoj nga zemra të gjithë punonjësit për përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre. Pagesën që e kam bërë e konsideroj plotësisht të merituar dhe me gjithë zemër HALLALL. Ju uroj shumë suksese në punën tuaj dhe shpresoj që të vazhdoni të ofroni këtë standard të lartë të shërbimit për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Shërbimet Tona
Mbulim i plotë dhe shërbime profesionale për çdo situatë në rrugë. Jemi të përkushtuar për sigurinë dhe qetësinë tuaj.
Transport i Automjetit
Transport profesional pa limit kilometrash në çdo destinacion brenda mbulimit të paketës suaj.
Shërbim 24/7
Jemi në dispozicion çdo moment të ditës dhe natës, çdo ditë të vitit, për t’ju ndihmuar.
Mbulim i Gjerë
Nga Kosova deri në të gjithë Evropën, në varësi të pakos që zgjidhni.
Sigurim Cilësie
Partnerë të besuar dhe të certifikuar në të gjithë rrjetin tonë të shërbimit.
Asistencë Profesionale
Ekip i trajnuar dhe i përgatitur për çdo lloj situate emergjente në rrugë.
Kontakt i Lehtë
Një telefonatë e vetme për të marrë ndihmën që ju nevojitet, pa komplikime.
Shërbim Profesional në Numra
Shërbimet në Detaje
Transport Profesional
Shërbim transporti pa limit kilometrash për automjetin tuaj.
- Transport në servisin më të afërt ose sipas zgjedhjes suaj
- Pa kufizim kilometrash
- Pajisje moderne dhe të sigurta
- Operatorë të certifikuar
Disponueshmëri 24/7
Jemi gjithmonë gati për t’ju ndihmuar, pavarësisht orës.
- Qendër thirrjesh 24/7
- Përgjigje e shpejtë brenda minutash
- Edhe në ditë festash
- Pa tarifa shtesë për natën
Ndihmë Teknike
Zgjidhje të shpejta për probleme teknike në vendngjarje.
- Ndezje me kabllo
- Ndërrimi i gomës (pa materiale)
- Këshilla teknike
- Vlerësim i situatës
Mbështetje për Pasagjerët
Transport edhe për ju dhe pasagjerët tuaj.
- Transport deri në 4 pasagjerë
- Bashkë me automjetin
- Në destinacionin tuaj
- Pa kosto shtesë
Pyetje të Shpeshta
Gjeni përgjigje për pyetjet më të zakonshme rreth shërbimeve tona
Si Përdoret Shërbimi?
Telefononi në numrin 24/7
Tregoni problemin dhe lokacionin
Pritni ndihmën profesionale
Çfarë Thonë Klientët Tanë
ASISTENCA RRUGORE E KOSOVES
Vlerësimet shfaqen ashtu siç janë publikuar në Google.
