Jam shumë i knaqur nga sherbim i juaj i Asistences rrugore te Kosoves. Faliminderit Kompanis e juaj . Ju kisha Rekomandu te gjithve mu antarsu ne ket komlani met vertet jan te fjales edhe shum shoejt per nje or ma kan kry sherbimi.

Pyetjet më të Shpeshta
Pyetje të Përgjithshme
Asistenca Rrugore e Kosovës ofron asistencë rrugore 24/7 në Kosovë dhe jashtë vendit, sipas pakos së zgjedhur. Në rast defekti, aksidenti ose problemi me automjetin, organizojmë ndihmën në vendngjarje, bartjen e automjetit dhe transportin e pasagjerëve, kur është e nevojshme.
Na kontaktoni 24/7 dhe na dërgoni lokacionin tuaj. Pas verifikimit të rastit, koordinojmë partnerin më të afërt dhe të përshtatshëm. Fillimisht synojmë zgjidhjen e problemit në vend. Nëse vetura nuk mund të rregullohet dhe nuk mund të vazhdojë udhëtimin, organizojmë bartjen e saj sipas kushteve të anëtarësimit.
ASISTENCA ofron mbulim në Kosovë, në Rajon dhe në Europë, varësisht nga pakoja e anëtarësimit.
Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi, Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Greqi, Bullgari, Turqi, Kroaci, Slloveni, Austri, Itali, Hungari, Rumani, Sllovaki, Çeki, Poloni, Gjermani, Zvicër, Lihtenshtajn, Francë, Belgjikë, Holandë, Luksemburg, Danimarkë, Suedi, Norvegji, Finlandë, Estoni, Letoni, Lituani, Spanjë, Portugali, Andorrë, Monako, San Marino, Vatikan, Maltë, Qipro, Irlandë, Islandë dhe Mbretëria e Bashkuar.
Në Kosovë dhe në shtetet e Rajonit ofrohet asistencë pa limit raste, sipas territorit të pakos së zgjedhur. Te Pako Rajoni Premium dhe Pako Europë, për udhëtimet jashtë Rajonit përfshihen deri në 3 raste asistence gjatë vitit të anëtarësimit.
Jo. Nuk ka limit kilometrash për bartjen e automjetit brenda territorit të mbuluar nga pakoja, por destinacioni dhe mënyra e transportit varen nga vendi ku ndodh rasti dhe pakoja që keni.
Pakot standarde fillojnë nga 29.99 € në vit. Çmimi ndryshon sipas territorit të mbulimit dhe përfitimeve të pakos. Mund të zgjidhni mbulim për Kosovë, Kosovë & Shqipëri, Rajon, Rajon Premium ose Europë.
Anëtarësimi është i vlefshëm për 12 muaj nga data e aktivizimit, përveç rasteve kur një pako ose ofertë specifike ka kohëzgjatje tjetër. Në këto raste, anëtarësimi vlen sipas kohëzgjatjes së përcaktuar në pakon ose ofertën përkatëse.
Shërbimet dhe Mbulimi
Po. Automjetet me targa të huaja mund të anëtarësohen deri në maksimum Pako Rajoni.
Pako Rajoni Premium dhe Pako Europë nuk ofrohen për automjete me targa të huaja.
Po. Automjetet komerciale të kategorisë N1 deri në 3.5 ton mund të anëtarësohen me pakot për automjete komerciale. Këto pako kanë çmime dhe kushte të veçanta nga pakot standarde për vetura.
Në varësi të pakos së zgjedhur, anëtarësimi përfshin asistencë rrugore 24/7, ndihmë teknike në vendngjarje, ndërrim të gomës, ndezje të veturës me kabllo, bartje të automjetit, asistencë në rast aksidenti dhe transport të deri në 4 pasagjerëve. Brenda Kosovës ofrohet edhe sjellja e karburantit kur mbeteni pa të, ndërsa kostoja e karburantit paguhet nga Anëtari.
Nëse problemi nuk mund të zgjidhet në vend dhe vetura nuk mund të vazhdojë udhëtimin në mënyrë të sigurt, organizojmë bartjen e saj sipas kushteve të pakos së zgjedhur.
Nëse goma mund të riparohet në vend, organizojmë ndërhyrjen aty ku ndodheni, përfshirë dërgimin e gomisterisë mobile kur është e mundur. Nëse problemi nuk mund të zgjidhet në vend, organizojmë transportin e veturës në gomisterinë më të afërt të përshtatshme.
Na kontaktoni 24/7 dhe organizojmë asistencën në lokacionin tuaj. Fillimisht provojmë ndezjen e veturës me kabllo ose pajisje për ndezje. Nëse vetura nuk ndizet ose problemi lidhet me baterinë apo sistemin elektrik dhe kërkon kontroll të mëtejshëm, organizojmë transportin e saj në servisin më të afërt të përshtatshëm.
Nëse mbeteni pa karburant brenda Kosovës, na dërgoni lokacionin dhe organizojmë sjelljen e karburantit deri te vetura juaj. Shërbimi i dërgimit përfshihet në asistencë, ndërsa sasia e karburantit që ju nevojitet paguhet nga Anëtari.
Na kontaktoni 24/7 dhe na tregoni problemin dhe lokacionin tuaj. Kur defekti mund të zgjidhet në vend, organizojmë ndërhyrjen e partnerit më të afërt. Nëse nevojitet diagnostikim ose riparim në servis, organizojmë bartjen e veturës në servisin e përshtatshëm.
Nëse vetura ka problem elektrik dhe nuk mund të vazhdojë udhëtimin, organizojmë asistencën në vend për të kontrolluar nëse problemi mund të zgjidhet aty. Kur nevojitet diagnostikim profesional, vetura transportohet në servis të përshtatshëm.
Po. Nëse vetura pas aksidentit nuk mund të lëvizë ose nuk është e sigurt për të vazhduar udhëtimin, organizojmë transportin e saj me mjet të përshtatshëm. Sipas gjendjes së veturës dhe rastit, ajo mund të dërgohet në servis ose në destinacionin e përcaktuar për transport.
Po. Kur vetura nuk mund të rregullohet në vend ose nuk mund të vazhdojë udhëtimin në mënyrë të sigurt, organizojmë bartjen e saj. Destinacioni varet nga vendi ku ndodh rasti dhe pakoja e anëtarësimit; mund të jetë servisi më i afërt i përshtatshëm ose një destinacion tjetër i lejuar nga pakoja.
Po. Organizojmë transportin e deri në 4 pasagjerëve. Kur mjeti që transporton veturën ka vende të përshtatshme dhe të lejuara për pasagjerë, ata mund të udhëtojnë së bashku me veturën. Kur kjo nuk është e mundur, organizojmë alternativa të tjera të përshtatshme të transportit tokësor.
Po. Automjetet elektrike dhe hibride pranohen në anëtarësim. Mund të ofrohet asistencë për defekte teknike, probleme me goma, transport të automjetit dhe raste të tjera të mbuluara. Nuk mbulohet rasti kur bateria kryesore e automjetit elektrik është zbrazur plotësisht për shkak të moskarikimit.
Shpenzimet e zakonshme të riparimit, pjesët rezervë dhe materialet në servis nuk përfshihen në shërbimet bazë të anëtarësimit. Pako Rajoni Premium dhe Pako Europë përfshijnë kontribut deri në 500 € për riparim, kur vlera e riparimit është nga 501 € deri në 1,000 €.
Fillimisht organizojmë asistencën dhe, kur nevojitet, transportin në një servis të përshtatshëm për diagnostikim. Nëse vetura nuk mund të riparohet dhe plotësohen kushtet e pakos suaj, organizojmë riatdhesimin e automjetit drejt Kosovës.
Na kontaktoni 24/7 dhe na dërgoni lokacionin. Organizojmë partnerin më të afërt dhe, kur është e mundur, problemi zgjidhet në vend. Nëse nevojitet servis, organizojmë bartjen e veturës për diagnostikim dhe riparim. Nëse vetura nuk mund të riparohet, mund të organizohet riatdhesimi i saj drejt Kosovës, varësisht nga pakoja që keni.
Na dërgoni lokacionin dhe koordinojmë asistencën përmes partnerëve tanë në shtetin ku ndodheni. Fillimisht synojmë zgjidhjen e problemit në vend. Nëse kjo nuk është e mundur, vetura dërgohet në servis ose organizohet riatdhesimi drejt Kosovës, sipas rastit dhe pakos së anëtarësimit.
Po, me Pako Rajoni Premium dhe Pako Europë. Në rast defekti organizojmë asistencën në vend, transportin në servis kur nevojitet dhe, kur plotësohen kushtet përkatëse, riatdhesimin e veturës drejt Kosovës.
Po. Pako Europë ofron asistencë rrugore 24/7 në rreth 40 shtete, duke përfshirë Kosovën, shtetet e Rajonit, vendet e zonës Schengen, shtete të tjera europiane të mbuluara, Mbretërinë e Bashkuar dhe Turqinë. Në rast defekti koordinojmë asistencën në shtetin ku ndodheni dhe, kur është e nevojshme, transportin në servis ose riatdhesimin drejt Kosovës.
Riatdhesimi është transporti i veturës nga shteti ku ka ndodhur defekti drejt Kosovës. Zakonisht vetura kontrollohet fillimisht në një servis lokal. Kur nuk mund të riparohet dhe plotësohen kushtet për riatdhesim, ASISTENCA organizon transportin e saj drejt Kosovës.
Nëse pas diagnostikimit rezulton se riparimi kushton mbi 1,000 €, ose vetura nuk mund të riparohet brenda 3 ditëve, organizojmë riatdhesimin e saj drejt Kosovës.
Jo. Kur riatdhesimi përfshihet në pakon tuaj dhe plotësohen kushtet përkatëse, organizimi dhe transporti i veturës drejt Kosovës mbulohen nga ASISTENCA.
Me Pako Rajoni Premium dhe Pako Europë, përfshihet kontribut deri në 500 € për riparimin, kur kostoja e riparimit është nga 501 € deri në 1,000 €.
Po, te Pako Rajoni Premium dhe Pako Europë përfshihet akomodimi deri në 3 netë, me mbulim maksimal prej 200 € gjithsej për rast, për deri në 4 persona.
Po. Te Pako Rajoni Premium dhe Pako Europë përfshihet parkingu deri në 3 ditë, kur nevojitet si pjesë e trajtimit të rastit.
Organizojmë transportin e deri në 4 pasagjerëve. Varësisht nga rasti, transporti mund të bëhet së bashku me veturën ose me alternativa të tjera të përshtatshme të transportit tokësor. Në pakot që përfshijnë akomodim, mund të organizohet edhe qëndrimi në hotel sipas përfitimeve të pakos.
Koha e riatdhesimit varet nga shteti dhe lokacioni ku ndodhet vetura, trafiku dhe procedurat kufitare. Nga vendet e Rajonit transporti zakonisht realizohet brenda ditës, ndërsa nga vendet e Europës mund të zgjasë deri në 14 ditë nga momenti i organizimit të transportit.
Jo. Për të përfituar shërbimin e mbuluar nga anëtarësimi, duhet të na kontaktoni para se të organizoni vetë asistencën ose transportin. ASISTENCA koordinon rastin dhe angazhon partnerin për realizimin e shërbimit.
Shërbimet e organizuara pa miratim paraprak nga ASISTENCA nuk rimbursohen.
Anëtarësimi bëhet për veturën e regjistruar, jo për një person apo shofer të caktuar. Kjo do të thotë se vetura përfiton shërbimet e asistencës edhe kur drejtohet nga një person tjetër, për sa kohë që anëtarësimi është aktiv dhe rasti është i mbuluar.
Mund të regjistroni sa automjete dëshironi. Secili automjet ka anëtarësimin e vet, i cili është i vlefshëm vetëm për automjetin e regjistruar.
Aktivizimi dhe Rregulli 100 KM
Anëtarësimi aktivizohet pas përfundimit të procesit të regjistrimit, konfirmimit të pagesës dhe aktivizimit nga stafi i ASISTENCËS. Pas aktivizimit, Anëtari merr konfirmimin dhe fillon periudha e vlefshmërisë së anëtarësimit.
Shërbimet fizike të asistencës mund të përdoren pasi automjeti të ketë kaluar të paktën 100 km nga kilometrazhi i deklaruar gjatë regjistrimit, përveç rasteve kur zbatohet një përjashtim nga Rregulli 100 KM.
Pas aktivizimit, automjeti duhet të kalojë të paktën 100 km nga kilometrazha e deklaruar gjatë regjistrimit para se të mund të përdoren shërbimet e asistencës. Ky rregull shërben për të verifikuar që automjeti nuk ka qenë tashmë në defekt në momentin e anëtarësimit.
Në rast të kërkesës për shërbim, mund t’ju kërkohet të dërgoni një foto të panelit të automjetit ku shihet kilometrazhi aktual. Kilometrazhi krahasohet me atë të raportuar gjatë regjistrimit.
Po. Rregulli 100 KM nuk zbatohet për këshilla dhe informacione teknike përmes telefonit apo koordinim me servise. Për shërbimet fizike të asistencës, si bartja e automjetit ose ndezja me kabllo, duhet të jenë plotësuar 100 km.
Nëse anëtarësimi rinovohet para skadimit ose brenda 3 ditëve pas skadimit, Rregulli 100 KM nuk aplikohet përsëri. Nëse rinovimi bëhet pas këtij afati, rregulli aplikohet përsëri.
Çmimet dhe Pagesa
Gjatë anëtarësimit online, pagesën mund ta kryeni direkt me kartelë bankare.
Për mënyrat e tjera të pagesës, duhet të posedoni faturën për pagesë të lëshuar nga ASISTENCA. Pagesën mund ta realizoni përmes:
- Transferit bankar – ProCredit Bank
Përfituesi: ARRK L.L.C.
Llogaria: XK05 1110343916000160
- Western Union
- MoneyGram
- Vllesa Pagesa
- RIA Capital
- Finser
- Cash, në momentin e pranimit të kontratës dhe kartelës së anëtarësimit.
Pas realizimit të pagesës, ju lutem na dërgoni konfirmimin e pagesës ose dërgojeni në finance@asistenca.club
Po. Për anëtarësimet e bëra online ose në distancë, mund të kërkoni anulimin brenda 14 ditëve nga lidhja e kontratës. Nëse keni kërkuar aktivizimin e menjëhershëm dhe shërbimi ka filluar, rimbursimi mund të llogaritet proporcionalisht për pjesën e shërbimit të ofruar deri në momentin e anulimit.
Pas 14 ditëve, anëtarësimi vazhdon deri në përfundimin e periudhës së paguar dhe nuk rimbursohet, përveç rasteve kur ligji përcakton ndryshe.
Nëse pagesa online nuk përfundohet me sukses, anëtarësimi nuk aktivizohet. Mund të provoni përsëri pagesën ose të na kontaktoni për t'ju ndihmuar me një mënyrë tjetër pagese.
Jo. Çmimi i anëtarësimit përfshin të gjitha shërbimet e pakos së zgjedhur.
Ri-anëtarësimi dhe Ndryshimi
Ne ju dërgojmë njoftime për skadim/rinovim 30, 15 dhe 5 ditë para skadimit. Anëtarësimin mund ta rinovoni përmes kanaleve të ASISTENCËS. Çmimi i rinovimit përcaktohet sipas pakos dhe çmimit në fuqi në momentin e rinovimit.
Po. Mund ta ndryshoni pakon gjatë anëtarësimit. Vlera e mbetur e pakos aktuale llogaritet proporcionalisht sipas ditëve të mbetura dhe zbritet nga çmimi i pakos së re. Me ndryshimin e pakos krijohet anëtarësim i ri, i vlefshëm për periudhën e plotë të pakos së re nga data e ndryshimit.
Nëse anëtarësimi rinovohet para skadimit ose brenda 3 ditëve pas skadimit, Rregulli 100 KM nuk aplikohet.
Nëse rinovimi bëhet pas këtij afati, Rregulli 100 KM aplikohet përsëri.
A mund ta ndryshoj veturën gjatë anëtarësimit?
Po. Vetura e regjistruar mund të ndryshohet një herë gjatë periudhës së anëtarësimit, pa pagesë shtesë. Vetura e re duhet të plotësojë kriteret e pakos dhe për të aplikohet Rregulli 100 KM.
Territoriale dhe Udhëtime
Mbulimi varet nga pakoja e zgjedhur:
- Pako Kosovë – Kosovë
- Pako Kosovë & Shqipëri – Kosovë dhe Shqipëri
- Pako Rajoni – Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Mal i Zi dhe Serbi
- Pako Rajoni Premium – të gjitha shtetet e Rajonit, plus Greqi, Bullgari dhe Turqi
- Pako Europë – Kosovë, Rajon, Greqi, Bullgari, Turqi, shtetet e mbuluara të Europës dhe zonës Schengen, si dhe Mbretërinë e Bashkuar – rreth 40 shtete gjithsej
Kontakti dhe Emergjenca
Për asistencë rrugore mund të na kontaktoni 24/7:
Telefon: +38346100011
Telefon: +38338600555
WhatsApp: +38346100011
Email: info@asistenca.club
Website: asistencarrugore.com
Për kërkesë për asistencë rrugore, ju lutem na kontaktoni patjetër përmes telefonit ose WhatsApp-it, në mënyrë që rasti të trajtohet menjëherë dhe të mund të na dërgoni lokacionin tuaj. Email-i nuk rekomandohet për raste aktive të asistencës, pasi mund të ketë vonesa në lexim dhe përgjigje.
Koha mesatare e arritjes është rreth 30 minuta. Pas verifikimit të rastit, koordinojmë partnerin më të afërt dhe të përshtatshëm për lokacionin tuaj.
Koha mund të ndryshojë në varësi të lokacionit, trafikut, kushteve të rrugës, motit dhe disponueshmërisë së operatorëve në zonë.
Po. Brenda Kosovës mund të zgjidhni ku dëshironi të transportohet vetura, në shtëpi, në servisin tuaj ose në një destinacion tjetër.
Jashtë Kosovës, vetura fillimisht dërgohet në servis për diagnostikim. Nëse nuk mund të riparohet brenda afatit të përcaktuar për pakon tuaj, organizohet transporti drejt Kosovës dhe mund të zgjidhni destinacionin ku dëshironi të dërgohet.
Për të njëjtin rast përfshihet një transport. Pasi vetura të dërgohet në destinacionin e zgjedhur, nuk përfshihet transport tjetër, p.sh. nga shtëpia në servis ose nga një servis në tjetrin.
Automjetet me modifikime jo standarde, të modifikuara për gara ose që kërkojnë pajisje të specializuara për asistencë apo transport nuk mbulohen. Modifikimet e zakonshme që nuk pengojnë asistencën ose transportin e sigurt të automjetit nuk përbëjnë problem.
Jo. Asistenca 24/7 është e përfshirë në çdo pako, pa pagesë shtesë gjatë natës, fundjavave apo festave.
Po. Ofrojmë asistencë edhe në vende më të vështira për t’u arritur, për sa kohë automjeti ndodhet në rrugë publike të kalueshme dhe të qasshme me mjete standarde të asistencës.
Nëse nevojiten pajisje speciale ose ndërhyrje të jashtëzakonshme, ju njoftojmë paraprakisht për mundësitë dhe kostot eventuale.
Shërbimi nuk ofrohet në zona malore dhe bjeshkë pa rrugë të kalueshme, pista skijimi, terrene off-road, rrugë të pakalueshme ose vende ku automjeti nuk mund të arrihet me mjete standarde të asistencës.
Na tregoni lokacionin e saktë, të dhënat e automjetit dhe problemin që keni. Sipas rastit, mund t’ju kërkojmë edhe numrin e anëtarësimit, kilometrazhin ose fotografi. Këto informacione na ndihmojnë të dërgojmë partnerin dhe mjetin e duhur sa më shpejt.
Po. Asistenca rrugore është aktive 24/7, 365 ditë në vit, përfshirë natën, fundjavat dhe festat zyrtare.
Ende keni pyetje?
Ekipi ynë është këtu për t’ju ndihmuar 24/7
Çfarë Thonë Klientët Tanë
ASISTENCA RRUGORE E KOSOVES
Vlerësimet shfaqen ashtu siç janë publikuar në Google.
