Politika e Privatësisë
Asistenca Rrugore e Kosovës mbledh dhe përpunon të dhënat tuaja personale me qëllim të ofrimit të shërbimeve të asistencës rrugore dhe menaxhimit të anëtarësimit tuaj. Të gjitha të dhënat trajtohen në përputhje me ligjin e Republikës së Kosovës për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Rregulloren e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR).
- Të dhëna identifikuese: Emër, mbiemër, datëlindja
- Të dhëna kontakti: Numër telefoni, adresë email, adresë fizike
- Të dhëna financiare: Të dhëna për pagesën (përpunohen nëpërmjet procesorëve të sigurt)
- Të dhëna të automjetit: Targa, marka, modeli, VIN, viti i prodhimit
- Të dhëna për shërbimin: Lokacioni i asistencës, lloji i problemit, data dhe ora
- Të dhëna teknike: Adresa IP, lloji i shfletuesit, pajisja (për përdoruesit e platformës online)
- Ofrimi i shërbimeve të asistencës rrugore 24/7
- Menaxhimi i anëtarësimit dhe kontratës suaj
- Procesimi i pagesave dhe faturimi
- Komunikimi me ju për ngjarje, emergjenca dhe asistencë
- Përmirësimi i cilësisë së shërbimeve
- Respektimi i detyrimeve ligjore
Asistenca Rrugore e Kosovës NUK i shet ose i jep të dhënat tuaja palëve të treta për qëllime marketingu. Ndajmë vetëm informacione të nevojshme me:
- Operatorë të asistencës rrugore (për ekzekutimin e shërbimit)
- Servise të riparimeve (nëse është e nevojshme)
- Procesorë pagesash (për transaksione financiare)
- Autoritete shtetërore (nëse kërkohet me ligj)
Të dhënat tuaja personale ruhen vetëm për aq kohë sa është e nevojshme:
- Të dhënat e anëtarësimit: Deri në 5 vite pas përfundimit të anëtarësimit
- Të dhënat e transaksioneve: Deri në 7 vite (sipas ligjit tatimor)
- Historiku i shërbimeve: Deri në 3 vite pas përfundimit të anëtarësimit
- Komunikimi via email: Deri në 2 vite
Të Drejtat Tuaja sipas GDPR
- E drejta për akses: Mund të kërkoni kopje të të dhënave që kemi për ju
- E drejta për korrigjim: Mund të kërkoni korrigjimin e të dhënave të pasakta
- E drejta për fshirje: Mund të kërkoni fshirjen e të dhënave ("e drejta për tu harruar")
- E drejta për kufizim: Mund të kërkoni kufizimin e përpunimit të të dhënave
- E drejta për portabilitet: Mund të kërkoni transferimin e të dhënave në format të strukturuar
- E drejta për kundërshtim: Mund të kundërshtoni përpunimin për qëllime të caktuara
Për të ushtruar të drejtat tuaja, kontaktoni: info@asistenca.club ose telefononi në +383 46 100 011.
Përdorim masat e mëposhtme teknike dhe organizative për të mbrojtur të dhënat tuaja:
- Enkriptim SSL/TLS për të gjitha transaksionet online
- Servera të sigurt me akses të kufizuar
- Kontrolle të qasjes së punonjësve (vetëm ata që kanë nevojë)
- Auditim i rregullt i sigurisë
- Procedura për njoftim të shkeljes së të dhënave (brenda 72 orëve)
Kontakt për Pyetje mbi Privatësinë
info@asistenca.club
+383 46 100 011
Asistenca Rrugore e Kosovës, Prishtinë, Kosovë
