Politika e Kthimit
Versioni: 1.0Në fuqi nga: 2025-01-01
14 Ditë
Sipas ligjit të konsumatorit, keni të drejtë të anuloni anëtarësimin brenda 14 ditëve nga dita e regjistrimit, pa dhënë arsye.
Do të merrni rimbursim të pagesës minus shpenzimet administrative prej 10 Euro, brenda 14 ditëve nga data e kërkesës për anulim, me kusht që të mos keni përdorur asnjë shërbim të asistencës.
10 Euro shpenzime administrative (të pa-rimbursueshme)
- Kërkesa për anulim duhet të bëhet brenda 14 ditëve nga data e regjistrimit
- Nuk duhet të keni përdorur asnjë shërbim të asistencës gjatë kësaj periudhe
- Shpenzimet administrative prej 10 Euro mbahen nga çmimi total
- Rimbursimi kryhet në të njëjtën mënyrë si pagesa origjinale
- Procesi i rimbursimit zgjat 7-14 ditë pune
- Nëse keni përdorur shërbimin e asistencës edhe një herë, e drejta për anulim humbet
- 10 Euro shpenzime administrative janë obligative dhe nuk rimbursohen në asnjë rast
Pas 14 Ditëve
Pas përfundimit të periudhës 14-ditore, anëtarësimi konsiderohet i konfirmuar dhe aktiv.
Anëtarësimi vazhdon të jetë aktiv deri në fund të periudhës së paguar (12 muaj) dhe nuk rimbursohet. Nuk ofrohet rimbursim proporcional për muajt e papërdorur.
Rastet që NUK Rimbursohen
- Anëtarësime që kanë kaluar periudhën 14-ditore
- Anëtarësime ku shërbimi është përdorur të paktën një herë
- Rinovime të anëtarësimeve ekzistuese
- Ndryshime të paketave (upgrade/downgrade)
- Shërbime shtesë të blera veçmas (eSIM, etj.)
Si të Bëni Kërkesë për Rimbursim
- Kontaktoni shërbimin tonë të klientit në +383 46 100 011 ose info@asistenca.club
- Specifikoni numrin tuaj të anëtarësisë dhe arsyen e anulimit
- Konfirmoni që nuk keni përdorur asnjë shërbim gjatë periudhës 14-ditore
- Do të merrni konfirmim të anulimit brenda 48 orëve
- Rimbursimi do të processohet brenda 7-14 ditëve pune
+383 46 100 011
info@asistenca.club
E Hënë - E Premte: 09:00 - 17:00
