Familje me dy fëmijë pranë automjetit, me asistencë nga ASISTENCA RRUGORE E KOSOVËS për udhëtime të sigurta dhe pa brenga.

Pako Familjare Kosovë

Transporti i pasagjerëve i përfshirëDeri në 3 automjetePa limit raste
Kurseni
29,98 €
89.97 €
59.99 €/ vit

Shërbimet e Përfshira

Asistencë rrugore 24/7

Në dispozicion 24/7 në të gjithë Kosovën

Asistencë në ndërrimin e gomës

Ndihmë në rast të gomës së dëmtuar ose të shpuar

Ndihmë teknike në vend

Ndërhyrje teknike kur problemi mund të zgjidhet në vend

Ndezje me kabllo

Ndezje e automjetit në rast të baterisë së shkarkuar

Transport i automjetit

Transport teknik pa limit kilometrash brenda Kosovës

Transport i pasagjerëve

Transport i deri në 4 personave së bashku me automjetin

Asistencë në rast aksidenti

Transport teknik i automjetit në rast aksidenti

Sjellje e karburantit

Sjellje e karburantit në rast mbetjeje pa karburant

Mbulimi Gjeografik

Pako Familjare Kosovë ofron asistencë rrugore 24/7 për automjetet e familjes në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Kosovë

Si funksionon në praktikë?

Çfarë duhet të bëni nëse një nga automjetet e familjes pëson defekt?

Na kontaktoni 24/7 dhe na dërgoni lokacionin tuaj. Pas verifikimit të anëtarësimit dhe rastit, koordinojmë partnerin më të afërt dhe të përshtatshëm. Kur është e mundur, problemi zgjidhet në vendngjarje. Nëse automjeti nuk mund të vazhdojë lëvizjen, organizojmë bartjen e tij sipas kushteve të anëtarësimit.

  • Asistencë rrugore 24/7
  • Ndihmë teknike në vendngjarje
  • Asistencë në ndërrimin e gomës
  • Ndezje e automjetit me kabllo
  • Bartje e automjetit sipas nevojës

Çfarë ndodh nëse automjeti nuk mund të rregullohet në vend?

Nëse automjeti nuk mund të rregullohet në vend dhe nuk mund të vazhdojë lëvizjen, organizojmë bartjen e tij sipas kushteve të anëtarësimit.

  • Bartje e automjetit pa limit kilometrash brenda Kosovës
  • Bartje deri te servisi i zgjedhur
  • Transport i deri në 4 personave

Sa herë mund ta përdorni asistencën?

Me Pakon Familjare Kosovë, automjetet e përfshira në anëtarësimin familjar përfitojnë asistencë rrugore pa limit raste gjatë periudhës së anëtarësimit. Për çdo rast ofrohet një shërbim, përkatësisht një bartje e automjetit kur është e nevojshme.

  • Pa limit raste asistence
  • Asistencë 24/7
  • Pa limit kilometrash brenda Kosovës

Pyetje të shpeshta

Sa automjete mund të përfshihen në Pakon Familjare Kosovë?

Pako Familjare Kosovë mundëson përfshirjen e deri në 3 automjeteve për përdorim privat, brenda një anëtarësimi familjar. Automjetet për përdorim komercial nuk mbulohen.

A ka limit të rasteve të asistencës?

Jo. Pako Familjare Kosovë ofron asistencë rrugore pa limit raste të mbuluara gjatë periudhës së anëtarësimit. Për çdo rast ofrohet një shërbim, sipas Termave dhe Kushteve.

A ka limit kilometrash për transportin e automjetit?

Jo. Transporti teknik i automjetit ofrohet pa limit kilometrash brenda territorit të Kosovës, sipas kushteve të anëtarësimit.

Kur aktivizohen shërbimet dhe çfarë është Rregulli 100 KM?

Shërbimet mund të shfrytëzohen pas aktivizimit të anëtarësimit dhe pasi automjeti të ketë përshkuar të paktën 100 kilometra nga kilometrazhi i deklaruar gjatë regjistrimit, sipas kushteve të anëtarësimit.

Çfarë shërbimesh përfshin Pako Familjare Kosovë?

Pakoja përfshin asistencë rrugore 24/7, ndihmë teknike në vendngjarje, ndihmë për goma, ndezje me kabllo, transport teknik të automjetit, asistencë në rast aksidenti, sjellje të karburantit dhe transport të deri në 4 pasagjerëve, sipas kushteve të anëtarësimit.

A mund ta përdor asistencën nëse automjeti është regjistruar në emër të një familjari tjetër?

Po, asistenca vlen për të gjitha automjetet e përfshira në pakon familjare, edhe nëse janë të regjistruara në emër të familjarëve të ndryshëm.

Sa kohë zgjat anëtarësimi familjar?

Anëtarësimi vlen 12 muaj nga data e aktivizimit dhe mbulon deri në 3 automjete private të përfshira në pako.

Si mund të kërkoj asistencë rrugore?

Na kontaktoni 24/7 në +383 46 100 011, 038 600 555 ose përmes WhatsApp në +383 46 100 011. Tregoni problemin dhe dërgoni lokacionin tuaj. Ekipi ynë organizon asistencën e nevojshme.

A mund ta ndërroj automjetin gjatë anëtarësimit?

Po, automjeti i regjistruar mund të ndërrohet një herë gjatë vitit, pa pagesë shtesë. Për automjetin e ri zbatohet Rregulli 100 KM.

A mund ta rinovoj anëtarësimin familjar?

Po, mund ta rinovoni për 12 muaj të tjerë.

A përfshihen shpenzimet e riparimit në servis?

Jo, riparimet, pjesët rezervë dhe materialet në servis paguhen nga anëtari.

A mund ta përdor asistencën menjëherë pas anëtarësimit?

Shërbimet fizike mund të përdoren pasi anëtarësimi të jetë aktivizuar dhe automjeti të ketë përshkuar të paktën 100 km nga kilometrazhi i deklaruar gjate regjistrimit.

ANËTARËSOHU TANI

Me Pakon Familjare Kosovë, përfitoni asistencë rrugore 24/7 për deri në 3 automjete private, pa limit raste dhe pa limit kilometrash brenda Kosovës. Të gjitha për vetëm 59.99 € në vit.

Aktivizim pas verifikimit • Pa pagesa të fshehura • Mbështetje 24/7