
Pako Familjare Rajon
Shërbimet e Përfshira
Asistencë rrugore 24/7
Në dispozicion 24/7 në të gjitha shtetet e mbuluara
Ndihmë teknike në vend
Ndërhyrje teknike kur problemi mund të zgjidhet në vend
Asistencë në ndërrimin e gomës
Ndihmë në rast të gomës së dëmtuar ose të shpuar
Ndezje me kabllo
Ndezje e automjetit në rast të baterisë së shkarkuar
Transport i automjetit
Transport teknik sipas kushteve të pakos në Rajon
Transport i pasagjerëve
Transport i deri në 4 personave
Asistencë në rast aksidenti
Transport teknik i automjetit në rast aksidenti
Sjellje e karburantit
Sjellje e karburantit brenda Kosovës, me koston e karburantit të paguar nga anëtari
Riatdhesimi i automjetit
Kthimi i veturës në Kosovë nga çdo vend i mbuluar
Mbulimi Gjeografik
Pako Familjare Rajon ofron asistencë rrugore 24/7 për automjetet e familjes në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi dhe Serbi.
Si funksionon në praktikë?
Çfarë duhet të bëni nëse një nga automjetet e familjes pëson defekt?
Na kontaktoni 24/7 dhe na dërgoni lokacionin tuaj. Pas verifikimit të anëtarësimit dhe rastit, koordinojmë partnerin më të afërt dhe të përshtatshëm në shtetin ku ndodheni. Kur është e mundur, problemi zgjidhet në vendngjarje. Nëse automjeti nuk mund të vazhdojë udhëtimin, organizojmë bartjen e tij sipas kushteve të anëtarësimit.
- Asistencë rrugore 24/7
- Ndihmë teknike në vendngjarje
- Asistencë në ndërrimin e gomës
- Ndezje e automjetit me kabllo
- Bartje e automjetit sipas nevojës
Çfarë ndodh nëse automjeti nuk mund të rregullohet në vend?
Nëse automjeti nuk mund të rregullohet në vend, organizojmë bartjen në servis të përshtatshëm ose drejt destinacionit të lejuar nga pakoja. Kur plotësohen kushtet përkatëse, mund të organizohet edhe riatdhesimi i automjetit drejt Kosovës.
- Bartje e automjetit pa limit kilometrash
- Bartje në servis të përshtatshëm
- Riatdhesim drejt Kosovës sipas kushteve të pakos
- Transport i deri në 4 personave
Sa herë mund ta përdorni asistencën?
Me Pakon Familjare Rajon, secili automjet i përfshirë në anëtarësim përfiton asistencë rrugore pa limit raste të mbuluara në Kosovë dhe në shtetet e Rajonit.
Për çdo rast ofrohet një shërbim, përkatësisht një bartje e automjetit kur është e nevojshme.
- Pa limit raste asistence
- Asistencë 24/7
Pyetje të shpeshta
Sa automjete mund të përfshihen në Pakon Familjare Rajon?
Deri në 3 automjete private të familjes, me një anëtarësim të vetëm. Automjetet komerciale nuk mbulohen.
Në cilat shtete vlen Pako Familjare Rajon?
Në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi dhe Serbi.
A ka limit të rasteve të asistencës?
Jo. Secili automjet i përfshirë në pako përfiton asistencë pa limit raste të mbuluara gjatë vitit.
A përfshihet kthimi i automjetit në Kosovë nëse prishet jashtë vendit?
Po, riatdhesimi nga shtetet e mbuluara të Rajonit organizohet kur plotësohen kushtet përkatëse dhe automjeti nuk mund të riparohet lokalisht brenda afatit të përcaktuar.
A mund ta përdor asistencën nëse automjeti është në emër të një familjari tjetër?
Po, për të gjitha automjetet e përfshira në anëtarësimin familjar, edhe kur janë të regjistruara në emër të familjarëve të ndryshëm.
Kur mund ta përdor asistencën pas anëtarësimit?
Pas aktivizimit të anëtarësimit dhe përshkimit të të paktën 100 km nga kilometrazhi i deklaruar për automjetin përkatës, përveç rasteve të përjashtuara.
A përfshihet transporti i pasagjerëve?
Po. Organizojmë transportin e deri në 4 pasagjerëve, sipas kushteve të shërbimit.
Si mund të kërkoj asistencë rrugore?
Na kontaktoni 24/7 në +383 46 100 011, 038 600 555 ose përmes WhatsApp në +383 46 100 011. Tregoni problemin dhe dërgoni lokacionin tuaj. Ekipi ynë organizon asistencën e nevojshme.
Udhëtoni me familjen pa brenga në gjithë Rajonin!
Me Pakon Familjare Rajon, përfitoni asistencë rrugore 24/7 për deri në 3 automjete private, pa limit raste në 5 shtete. Kurseni 49.98 € dhe paguani vetëm 99.99 € në vit.
Aktivizim pas verifikimit • Pa pagesa të fshehura • Mbështetje 24/7
