Rrugët panoramike të Kosovës

Pako Kosovë

Transporti i pasagjerëve i përfshirëPa limit raste
29.99€/ vit

Shërbimet e Përfshira

Asistencë rrugore 24/7

Ekip gjithmonë i gatshëm, çdo ditë të vitit

Transport i automjetit

Transportojmë veturën tuaj në servisin më të afërt

Ndezje me kabllo

Ndihmë e shpejtë për bateri të shkarkuar

Ndihmë teknike në vend

Zgjidhje të shpejta pa nevojë për servis

Informacione teknike përmes telefonit

Këshilla profesionale nga ekspertët tanë

Mbulimi Gjeografik

Kjo paketë ofron mbulim të plotë në të gjithë Kosovën. Asistenca rrugore është e disponueshme në të gjitha rrugët dhe autostrada të vendit, pavarësisht nga zona ku ndodheni.

Kosovë

Si Funksionon në Praktikë

Çfarë ndodh nëse vetura prishet në rrugë?

Telefononi numrin tonë 24/7 dhe operatori jonë dërgon ekipin më të afërt në vendndodhjen tuaj. Tekniku vlerëson problemin dhe:

  • E riparojnë automjetin direkt në vend (nëse është e mundur)
  • Ose e transportojnë në servisin më të afërt
  • Ose në servisin që ju e zgjidhni (brenda qytetit të banimit ose në drejtim të tij apo qytetit fqinje të madh)

A ka pagesa shtesë për shërbimet?

Jo. Të gjitha shërbimet e përfshira në paketë (asistencë 24/7, transport, ndezje me kabllo, ndihmë teknike) janë pa pagesë shtesë. Ju paguani vetëm pjesët këmbimore nëse ka nevojë për riparim.

A mbulohet edhe gjatë pushimeve?

Po, absolutisht. Pakoja mbulon udhëtime biznesi, pushime dhe vizita familjare – pa kufizim qëllimi. E vetmja gjë që duhet është që ndodhi brenda mbulimit gjeografik (Kosovë).

Pyetje të Shpeshta

Kur aktivizohet shërbimi?

Shërbimi aktivizohet menjëherë pas përfundimit të procesit të regjistrimit dhe konfirmimit të pagesës. Do të merrni një email konfirmimi me numrin tuaj të anëtarësisë.

Sa raste mund të përdor në një vit?

Kjo pako ofron pa limit raste gjatë vlefshmërisë së anëtarësimit. Mund të telefononi sa herë që keni nevojë për asistencë.

Çfarë ndodh nëse kam probleme me gomat?

Ekipi ynë vjen në vendngjarje dhe ndihmon me ndërrimin e gomës (nëse keni rezervë). Nëse nuk keni gomë rezervë, ne e transportojmë veturën në servisin më të afërt.

A mund ta anuloj anëtarësimin?

Po. Keni të drejtë për anulim brenda 14 ditëve nga dita e regjistrimit (nëse nuk keni përdorur shërbimin). Rimbursimi është çmimi i paguar minus 10 Euro shpenzime administrative. Pas 14 ditëve, anëtarësimi vazhdon të jetë aktiv deri në fund të periudhës së paguar dhe nuk rimbursohet.

Gati për udhëtim pa stres?

Bashkohuni me mijëra shoferë që udhëtojnë me siguri dhe qetësi falë Asistencës Rrugore të Kosovës.

Aktivizim i menjëhershëm • Pa pagesa të fshehura • Mbështetje 24/7