Pako Kosovë + Shqipëri
Shërbimet e Përfshira
Asistencë rrugore 24/7
Ekip i gatshëm në Kosovë dhe Shqipëri
Transport i automjetit
Transportojmë veturën tuaj në të dy vendet
Riatdhesimi i automjetit
Kthim i veturës në Kosovë nga Shqipëria
Ndezje me kabllo
Ndihmë për bateri të shkarkuar
Ndihmë teknike në vend
Riparime të vogla në vendngjarje
Informacione teknike
Këshilla profesionale në shqip
Mbulimi Gjeografik
Pakoja Kosovë + Shqipëri ofron mbulim të plotë në të dy vendet. Ideale për pushime verore në Shqipëri, udhëtime familjare dhe biznesi. Asistenca funksionon në të gjitha rrugët dhe autostrada të Kosovës dhe Shqipërisë.
Si Funksionon në Praktikë
Çfarë ndodh nëse kam defekt në Shqipëri?
Telefononi numrin tonë 24/7 dhe operatori dërgon ekipin lokal shqiptar më të afërt. Partnerët tanë në Shqipëri mbulojnë të gjithë vendin:
- Riparojnë automjetin në vend (nëse është e mundur)
- Transportojnë në servisin më të afërt në Shqipëri
- Ose e riatdhesojnë veturën në Kosovë (nëse dëmtimi është serioz)
Si funksionon riatdhesimi nga Shqipëria?
Nëse vetura nuk mund të riparohet në Shqipëri apo ka kosto te larte riparimi dhe doni ta ktheni në Kosovë, ne e transportojmë falas deri në qytetin tuaj rezident në Kosovë. Ky shërbim mbulon transportin e automjetit nga çdo qytet i Shqipërisë. Transporti i pasagjerëve gjithashtu është i përfshirë në Pakon.
A ka kufizime për ditë pushimi?
Jo. Mund të qëndroni pa kufizim kohore në Shqipëri. Pakoja mbulon pushime verore, udhëtime familjare dhe vizita të gjata – asnjë kufizim ditësh.
Pyetje të Shpeshta
A funksionon edhe në bregdetin shqiptar?
Po, absolutisht. Mbulimi përfshin të gjithë territorin e Shqipërisë – Vlorë, Sarandë, Durrës, Shkodër dhe të gjitha zonat turistike.
Sa kohë merr ardhja e ekipit në Shqipëri?
Zakonisht 30-60 minuta në qytete kryesore, 60-90 minuta në zona rurale. Kemi partnerë lokalë në të gjitha qytetet e mëdha të Shqipërisë.
A mbulon edhe udhëtimet tranzit?
Po. Nëse udhëtoni nga Kosova për në Shqipëri (ose anasjelltas), jeni të mbuluar gjatë gjithë rrugës, duke përfshirë edhe territorin e Maqedonisë Veriore në tranzit.
Sa raste mund të përdor në një vit?
Kjo pako ofron pa limit raste. Mund të udhëtoni sa herë të doni në Shqipëri dhe të telefononi për asistencë pa kufizime.
Udhëtoni pa kujdes në Kosovë dhe Shqipëri
Pakoja ideale për pushime verore, vizita familjare dhe udhëtime të shpeshta në Shqipëri. Mbulim i plotë në të dy vendet.
Aktivizim i menjëhershëm • Pa pagesa të fshehura • Mbështetje 24/7
