
PAKO EUROPË
Kriteret e automjetit
Vetëm automjete private për transport të udhëtarëve, jo automjete komerciale.
Shërbimet e Përfshira
Asistencë rrugore 24/7
Asistencë 24/7 në të gjitha shtetet e mbuluara
Asistencë në vendngjarje
Ndërhyrje teknike kur problemi mund të zgjidhet në vend
Transport i automjetit
Bartje e automjetit sipas nevojës
Transport i pasagjerëve
Transport deri në 4 persona
Akomodim në hotel
Deri në 3 netë, maksimum 200 € për rast
Parking
Parking deri në 3 ditë
Kontribut për riparim
Deri në 500 € kur riparimi është 501–1,000 €
Riatdhesim drejt Kosovës
Kur riparimi tejkalon 1,000 € ose zgjat mbi 3 ditë
Mbulim në rreth 40 shtete
Pako Europë ofron asistencë rrugore 24/7 në Kosovë, Rajon dhe në shtetet e mbuluara të Europës.
Si funksionon në praktikë ?
Çfarë duhet të bëni nëse automjeti pëson defekt?
Na kontaktoni 24/7 dhe na dërgoni lokacionin tuaj. Pas verifikimit të rastit, koordinojmë partnerin më të afërt dhe të përshtatshëm. Partneri fillimisht përpiqet ta zgjidhë problemin në vendngjarje. Nëse kjo nuk është e mundur, organizojmë bartjen e automjetit sipas kushteve të anëtarësimit.
- Asistencë 24/7
- Asistencë në vendngjarje
- Asistencë në ndërrim të gomës
- Asistencë në ndezje të veturës me kabllo
- Bartje të automjetit sipas nevojës
Çfarë ndodh nëse automjeti pëson defekt në Europë?
Na kontaktoni 24/7 dhe na dërgoni lokacionin tuaj. Koordinojmë partnerin më të afërt dhe të përshtatshëm në shtetin ku ndodheni. Partneri fillimisht përpiqet ta zgjidhë problemin në vendngjarje. Nëse kjo nuk është e mundur, automjeti bartet në servisin më të afërt të përshtatshëm për diagnostikim. Kur vlera e riparimit është nga 501 € deri në 1,000 €, Pako Europë përfshin kontribut deri në 500 € për riparimin. Nëse vlera e riparimit tejkalon 1,000 € ose automjeti nuk mund të riparohet brenda 3 ditëve, organizojmë riatdhesimin e tij drejt Kosovës.
- Asistencë 24/7 në Europë
- Bartje në servis për diagnostikim
- Hotel deri në 3 netë – maksimum 200 € për rast
- Parking deri në 3 ditë
- Kontribut deri në 500 € për riparim
- Riatdhesim drejt Kosovës sipas kushteve
Sa raste asistence përfshihen?
Me Pako Europë keni pa limit raste asistence në Kosovë dhe Rajon, ndërsa në shtetet e mbuluara të Europës përfshihen deri në 3 raste asistence gjatë vitit të anëtarësimit.
- Pa limit raste në Kosovë dhe Rajon
- Deri në 3 raste në Europë
- Mbulim në rreth 40 shtete
- Asistencë 24/7
Pyetje të shpeshta
Ku vlen Pako Europë?
Pako Europë vlen në rreth 40 shtete: Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Turqi, Greqi, Bullgari, Rumani, Kroaci, Slloveni, Hungari, Austri, Itali, Gjermani, Zvicër, Francë, Belgjikë, Holandë, Luksemburg, Çeki, Sllovaki, Poloni, Danimarkë, Suedi, Norvegji, Finlandë, Estoni, Letoni, Lituani, Spanjë, Portugali, Irlandë, Mbretëri të Bashkuar, Islandë, Lihtenshtajn, Maltë dhe Qipro.
Sa raste asistence përfshihen?
Në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi dhe Serbi keni pa limit raste asistence. Në shtetet e tjera të mbuluara nga Pako Europë përfshihen deri në 3 raste asistence gjatë vitit të anëtarësimit.
Çfarë përfshihet nëse automjeti pëson defekt në Europë?
Përfshihet asistenca në vendngjarje dhe bartja në servis për diagnostikim kur është e nevojshme. Pakoja përfshin gjithashtu hotel deri në 3 netë, maksimum 200 € për rast, parking deri në 3 ditë dhe kontribut deri në 500 € për riparimin kur vlera e riparimit është nga 501 € deri në 1,000 €.
Kur bëhet riatdhesimi i automjetit drejt Kosovës?
Riatdhesimi drejt Kosovës organizohet kur vlera e riparimit tejkalon 1,000 € ose kur automjeti nuk mund të riparohet brenda 3 ditëve.
A përfshihet transporti i pasagjerëve?
Po. Përfshihet transporti i deri në 4 persona, së bashku me automjetin kur është e mundur, ose përmes mjeteve dhe alternativave të tjera të përshtatshme të transportit tokësor, sipas organizimit të rastit.
A përfshihet asistenca në rast aksidenti?
Po. Përfshihet bartja e automjetit në rast aksidenti, sipas kushteve të anëtarësimit.
A përfshihet sjellja e karburantit jashtë Kosovës?
Jo. Sjellja e karburantit ofrohet vetëm brenda Kosovës. Kostoja e karburantit paguhet nga Anëtari.
Çfarë viti duhet të jetë automjeti?
Për Pako Europë, automjeti duhet të jetë i vitit 2010 ose më i ri.
Kur mund ta përdor asistencën pas anëtarësimit?
Shërbimet mund të përdoren pasi automjeti të ketë kaluar të paktën 100 km nga kilometrazha e raportuar në momentin e aktivizimit.
A mund të anëtarësohet automjeti me targa të huaja në Pako Europë?
Jo. Pako Europë ofrohet vetëm për automjete me targa të Kosovës. Automjetet me targa të huaja mund të anëtarësohen deri në Pako Rajoni.
A mund të anëtarësohen automjetet komerciale në Pako Europë?
Jo. Pako Europë është për vetura jo-komerciale. Automjetet komerciale të kategorisë N1 deri në 3.5 ton duhet të anëtarësohen në një nga Pakot Komerciale, sipas zonës së mbulimit.
Udhëto pa stres në Kosovë, Rajon dhe Europë
Për vetëm 25 cent në ditë, apo 7.50 € në muaj, ke asistencë rrugore 24/7 në Kosovë, Rajon dhe Europë. Pako Europë kushton vetëm 89.99 € për një vit të plotë.
Aktivizim pas verifikimit • Pa pagesa të fshehura • Mbështetje 24/7
