Asistencë rrugore 24/7 në Kosovë dhe Shqipëri

PAKO KOSOVË & SHQIPËRI

Transporti i pasagjerëve i përfshirë
Pa limit raste
39.99 €/ vit

Kriteret e automjetit

Vetëm automjete private për transport të udhëtarëve, jo automjete komerciale.

Shërbimet e Përfshira

Asistencë rrugore 24/7

Në dispozicion 24/7 në Kosovë dhe Shqipëri

Ndihmë teknike në vend

Ndërhyrje teknike kur problemi mund të zgjidhet në vend

Asistencë në ndërrimin e gomës

Ndihmë në rast të gomës së dëmtuar ose të shpuar

Ndezje me kabllo

Ndezje e automjetit në rast të baterisë së shkarkuar

Transport i automjetit

Transport teknik sipas kushteve të pakos

Transport i pasagjerëve

Transport deri në 4 persona së bashku me automjetin

Asistencë në rast aksidenti

Transport teknik i automjetit në rast aksidenti

Sjellje e karburantit

Sjellje e karburantit brenda Kosovës

Mbulimi Gjeografik

Pako Kosovë & Shqipëri ofron asistencë rrugore 24/7 në të gjithë territorin e Kosovës dhe Shqipërisë.

Kosovë
Shqipëri

Si funksionon në praktikë?

Çfarë duhet të bëni nëse automjeti pëson defekt?

Na kontaktoni 24/7 dhe na dërgoni lokacionin tuaj. Pas verifikimit të rastit, koordinojmë partnerin më të afërt dhe të përshtatshëm. Kur është e mundur, problemi zgjidhet në vendngjarje. Nëse automjeti nuk mund të vazhdojë lëvizjen, organizojmë bartjen e tij sipas kushteve të anëtarësimit.

  • Asistencë 24/7
  • Asistencë në vendngjarje
  • Asistencë në ndërrim të gomës
  • Asistencë në ndezje të veturës me kabllo
  • Bartje të automjetit sipas nevojës

Çfarë ndodh nëse automjeti pëson defekt në Shqipëri?

Na kontaktoni 24/7 dhe na dërgoni lokacionin tuaj. Koordinojmë partnerin më të afërt dhe të përshtatshëm në Shqipëri. Kur problemi nuk mund të zgjidhet në vend, automjeti dërgohet në servis për diagnostikim. Nëse nuk mund të riparohet brenda ditës, organizojmë bartjen e automjetit drejt Kosovës, sipas kushteve të anëtarësimit.

  • Asistencë 24/7 në Shqipëri
  • Asistencë në vendngjarje
  • Bartje në servis kur nevojitet
  • Riatdhesim drejt Kosovës sipas kushteve

Sa herë mund ta përdorni asistencën?

Me Pako Kosovë & Shqipëri keni pa limit raste asistence gjatë periudhës së anëtarësimit, brenda territorit të mbuluar nga pakoja. Për çdo rast ofrohet një bartje e automjetit kur bartja është e nevojshme.

  • Pa limit raste asistence
  • Asistencë 24/7
  • Mbulim në Kosovë dhe Shqipëri

Pyetje të shpeshta

Ku vlen Pako Kosovë & Shqipëri?

Pako Kosovë & Shqipëri vlen në të gjithë territorin e Kosovës dhe Shqipërisë.

A ka limit të rasteve të asistencës?

Jo. Pako Kosovë & Shqipëri ofron pa limit raste asistence gjatë periudhës së anëtarësimit.

Çfarë ndodh nëse vetura më prishet në Shqipëri?

Koordinojmë asistencën në lokacionin tuaj. Nëse problemi nuk mund të zgjidhet në vend, automjeti dërgohet në servis për diagnostikim. Nëse nuk mund të riparohet brenda ditës, organizojmë riatdhesimin e automjetit drejt Kosovës, sipas kushteve të anëtarësimit.

A përfshihet transporti i pasagjerëve?

Po. Përfshihet transporti i deri në 4 persona së bashku me automjetin.

A përfshihet asistenca në rast aksidenti?

Po. Përfshihet bartja e automjetit në rast aksidenti, sipas kushteve të anëtarësimit.

A përfshihet sjellja e karburantit në Shqipëri?

Jo. Sjellja e karburantit ofrohet vetëm brenda Kosovës. Kostoja e karburantit paguhet nga Anëtari.

Kur mund ta përdor asistencën pas anëtarësimit?

Shërbimet mund të përdoren pasi automjeti të ketë kaluar të paktën 100 km nga kilometrazha e raportuar gjatë aktivizimit.

Sa bartje përfshihen për një rast?

Pako Kosovë & Shqipëri ofron pa limit raste asistence gjatë periudhës së anëtarësimit. Për çdo rast ofrohet një (1) bartje e automjetit, kur bartja është e nevojshme.

Asistencë rrugore 24/7 në Kosovë dhe Shqipëri

Për vetëm 11 cent në ditë, apo 3.33 € në muaj, ke asistencë rrugore 24/7 në Kosovë dhe Shqipëri. Pako Kosovë & Shqipëri kushton vetëm 39.99 € për një vit të plotë.

Aktivizim pas verifikimit • Pa pagesa të fshehura • Mbështetje 24/7