Pako Rajoni Premium ofron asistencë rrugore 24/7 në Rajon, si dhe në Greqi, Bullgari dhe Turqi.

PAKO RAJONI PREMIUM

Transporti i pasagjerëve i përfshirëPa limit raste në Rajon3 raste jashtë Rajonit
69.99 €/ vit

Kriteret e automjetit

Vetëm automjete private për transport të udhëtarëve, jo automjete komerciale.

Shërbimet e përfshira

Asistencë rrugore 24/7

Në dispozicion 24/7 në të gjitha shtetet e mbuluara

Asistencë në vendngjarje

Ndërhyrje teknike kur problemi mund të zgjidhet në vend

Transport i automjetit

Bartje e automjetit sipas kushteve të pakos

Transport i pasagjerëve

Transport deri në 4 persona

Akomodim në hotel

Deri në 3 netë, maksimum 200 € për rast

Parking

Mbulim i parkingut deri në 3 ditë

Kontribut për riparim

Deri në 500 € kur riparimi kushton 501–1,000 €

Riatdhesim drejt Kosovës

Kur riparimi tejkalon 1,000 € ose zgjat mbi 3 ditë

Mbulimi Gjeografik

ako Rajoni Premium ofron asistencë rrugore 24/7 në Rajon, si dhe në Greqi, Bullgari dhe Turqi.

Kosovë
Shqipëri
Maqedoni e Veriut
Mali i Zi
Serbi
Greqi
Bullgari
Turqi

Si funksionon në praktikë?

Çfarë duhet të bëni nëse automjeti pëson defekt?

Na kontaktoni 24/7 dhe na dërgoni lokacionin tuaj. Pas verifikimit të rastit, koordinojmë partnerin më të afërt dhe të përshtatshëm. Kur është e mundur, problemi zgjidhet në vendngjarje. Nëse automjeti nuk mund të vazhdojë udhëtimin, organizojmë bartjen e tij sipas kushteve të anëtarësimit.

  • Asistencë 24/7
  • Asistencë në vendngjarje
  • Asistencë në ndërrim të gomës
  • Asistencë në ndezje të veturës me kabllo
  • Bartje të automjetit sipas nevojës

Çfarë ndodh nëse automjeti pëson defekt në Greqi, Bullgari ose Turqi?

Na kontaktoni 24/7 dhe na dërgoni lokacionin tuaj. Koordinojmë partnerin më të afërt dhe të përshtatshëm në shtetin ku ndodheni. Partneri fillimisht përpiqet ta zgjidhë problemin në vendngjarje. Nëse kjo nuk është e mundur, automjeti bartet në servisin më të afërt të përshtatshëm për diagnostikim. Kur vlera e riparimit është nga 501 € deri në 1,000 €, Pako Rajoni Premium përfshin kontribut deri në 500 € për riparimin. Nëse vlera e riparimit tejkalon 1,000 € ose automjeti nuk mund të riparohet brenda 3 ditëve, organizojmë riatdhesimin e tij drejt Kosovës.

  • Asistencë 24/7 në Greqi, Bullgari dhe Turqi
  • Asistencë në vendngjarje
  • Bartje në servis për diagnostikim
  • Kontribut deri në 500 € për riparim
  • Hotel deri në 3 netë
  • Parking deri në 3 ditë
  • Riatdhesim drejt Kosovës sipas kushteve

Sa raste asistence përfshihen?

Me Pako Rajoni Premium keni pa limit raste asistence në Kosovë dhe Rajon. Në Greqi, Bullgari dhe Turqi përfshihen deri në 3 raste asistence gjatë vitit të anëtarësimit.

  • Pa limit raste në Kosovë dhe Rajon
  • Deri në 3 raste në Greqi, Bullgari dhe Turqi
  • Mbulim në 8 shtete
  • Asistencë 24/7

Pyetje të shpeshta

Ku vlen Pako Rajoni Premium?

Pako Rajoni Premium vlen në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, Serbi, Greqi, Bullgari dhe Turqi.

Sa raste asistence përfshihen?

Në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi dhe Serbi keni pa limit raste asistence. Në Greqi, Bullgari dhe Turqi përfshihen deri në 3 raste asistence gjatë vitit të anëtarësimit.

Çfarë përfshihet nëse automjeti prishet në Greqi, Bullgari ose Turqi?

Përfshihet asistenca në vendngjarje dhe bartja në servis për diagnostikim kur është e nevojshme. Pakoja përfshin gjithashtu hotel deri në 3 netë, maksimum 200 € për rast, parking deri në 3 ditë dhe kontribut deri në 500 € për riparimin kur vlera e riparimit është nga 501 € deri në 1,000 €.

Kur bëhet riatdhesimi i automjetit drejt Kosovës?

Riatdhesimi drejt Kosovës organizohet kur vlera e riparimit tejkalon 1,000 € ose kur automjeti nuk mund të riparohet brenda 3 ditëve.

A përfshihet transporti i pasagjerëve?

Po. Përfshihet transporti i deri në 4 persona, së bashku me automjetin kur është e mundur, ose përmes mjeteve dhe alternativave të tjera të përshtatshme të transportit tokësor, sipas organizimit të rastit.

A përfshihet asistenca në rast aksidenti?

Po. Përfshihet bartja e automjetit në rast aksidenti, sipas kushteve të anëtarësimit.

A përfshihet sjellja e karburantit jashtë Kosovës?

Jo. Sjellja e karburantit ofrohet vetëm brenda Kosovës. Kostoja e karburantit paguhet nga Anëtari.

Çfarë viti duhet të jetë automjeti?

Për Pako Rajoni Premium, automjeti duhet të jetë i vitit 2010 ose më i ri.

Kur mund ta përdor asistencën pas anëtarësimit?

Shërbimet mund të përdoren pasi automjeti të ketë kaluar të paktën 100 km nga kilometrazha e raportuar gjatë aktivizimit.

A mund të anëtarësohet automjeti me targa të huaja në Pako Rajoni Premium?

Jo. Pako Rajoni Premium ofrohet vetëm për automjete me targa të Kosovës. Automjetet me targa të huaja mund të anëtarësohen deri në Pako Rajoni.

A mund të anëtarësohen automjetet komerciale në Pako Rajoni Premium?

Jo. Pako Rajoni Premium është për vetura jo-komerciale. Automjetet komerciale të kategorisë N1 deri në 3.5 ton duhet të anëtarësohen në një nga Pakot Komerciale, sipas zonës së mbulimit.

Asistencë rrugore në Rajon, Greqi, Bullgari dhe Turqi

Për vetëm 19 cent në ditë, apo 5.83 € në muaj, ke asistencë rrugore 24/7 në Rajon, Greqi, Bullgari dhe Turqi. Pako Rajoni Premium kushton vetëm 69.99 € për një vit të plotë.

Aktivizim pas verifikimit • Pa pagesa të fshehura • Mbështetje 24/7