Pako Rajon
Shërbimet e Përfshira
Asistencë rrugore 24/7
Ekip gjithmonë i gatshëm në të gjithë rajonin
Transport i automjetit
Transportojmë veturën tuaj në 5 vende të rajonit
Riatdhesimi i automjetit
Kthimi i veturës në Kosovë nga çdo vend i mbuluar
Ndezje me kabllo
Ndihmë e shpejtë për bateri të shkarkuar
Ndihmë teknike në vend
Riparime të vogla direkt në vendngjarje
Informacione teknike
Mbështetje profesionale në gjuhën shqipe
Mbulimi Gjeografik
Pakoja Rajon ofron mbulim të plotë në 5 vende të Ballkanit: Kosovë, Shqipëri, Mali i Zi, Maqedoni Veriore dhe Serbi. Ideale për udhëtime të shpeshta rajonale, pushime familjare dhe udhëtime biznesi në rajon.
Si Funksionon në Praktikë
Si funksionon riatdhesimi i automjetit?
Nëse vetura juaj ka defekt në ndonjë nga vendet e mbuluara dhe nuk mund të riparohet në vend, ne e transportojmë automjetin tuaj deri në Kosovë ose në servisin më të afërt në vendin ku ndodheni.
- Riparojnë automjetin në vend (nëse është e mundur)
- Transportojnë në servisin më të afërt në vendin ku ka ndodhur defekti
- Ose e riatdhesojnë veturën në Kosovë (nëse dëmtimi është serioz)
Çfarë ndodh nëse vetura ka defekt jashtë Kosovës?
Telefononi numrin tonë 24/7 dhe operatori dërgon ekipin lokal më të afërt. Ekipi do të mundohet të riparojë automjetin në vend (nëse është e mundur) ose do ta transportojë në servisin më të afërt në vendin ku ka ndodhur defekti për diagnostifikim. Nëse vetura nuk mund të riparohet brenda ditës mund të organizojmë riatdhesimin e veturës drejt Kosovës. Mbulojmë të gjitha vendet e rajonit me partnerë lokalë të licencuar.
A ka kufizime për udhëtime?
Jo. Mund të udhëtoni pa limit raste dhe pa kufizime ditësh në të gjitha vendet e mbuluara. Pakoja mbulon udhëtime turistike, biznesi dhe vizita familjare.
Pyetje të Shpeshta
A mund të përdor shërbimin edhe në Shqipëri?
Po, absolutisht. Pakoja Rajon mbulon Kosovë, Shqipëri, Mali i Zi, Maqedoni Veriore dhe Serbi. Mund të udhëtoni lirshëm në të gjitha këto vende.
Sa kohë zgjat transporti i veturës deri në Kosovë?
Varet nga distanca. Zakonisht 3-6 orë nga momenti i ngarkimit. Do të jeni të informuar vazhdimisht për statusin e transportit.
A mbulohen edhe automjetet me targa të huaja?
Po. Sherbimi mbulon automjete me targa të Kosovës, Shqipërisë dhe vendeve të tjera, me kusht që anëtari të jetë rezident i Kosovës.
Çfarë përfshin zbritja -10%?
Çmimi bazë është 49.99€, por ju paguani vetëm 44.99€ me zbritjen -10%. Zbritja aplikohet automatikisht në checkout.
Udhëtoni me siguri në të gjithë rajonin
Pakoja më e popullarizuar për shoferët që udhëtojnë shpesh në Ballkan. Mbulim i plotë në 5 vende me zbritje -10%.
Aktivizim i menjëhershëm • Pa pagesa të fshehura • Mbështetje 24/7
