Udhëtim modern me teknologji - Ballkan

Pako Rajon PLUS

Transporti i pasagjerëve i përfshirëPa limit raste🎁 eSIM 10GB Falas
69.99€
ZBRITJE −10%
Kurse 7.00€
Çmimi për Pagese
62.99€/ vit

Shërbimet e Përfshira

Asistencë rrugore 24/7

Ekip profesional në 8 vende të rajonit

Transport i automjetit

Transportojmë veturën në të gjitha vendet e mbuluara

Riatdhesimi i automjetit

Kthim i veturës në Kosovë nga çdo vend

eSIM 10GB për internet

Internet 10GB kudo në botë - aktivizim menjëherë

Ndezje me kabllo

Asistencë për bateri të shkarkuar

Ndihmë teknike në vend

Riparime të vogla pa transport

Mbulimi Gjeografik

Pakoja Rajon PLUS kombinon mbulimin e plotë rrugor në 8 vende (Kosovë, Shqipëri, Mali i Zi, Maqedoni Veriore, Serbi, Bullgari, Greqi, Turqi) me eSIM 10GB për internet global. Ideale për profesionistë që udhëtojnë shpesh dhe kanë nevojë për internet të besueshëm kudo.

Kosovë
Shqipëri
Mali i Zi
Maqedoni Veriore
Serbi
Bullgari
Greqi
Turqi

🎁 eSIM 10GB Falas

Me këtë paketë merrni eSIM 10GB të përfshirë falas! Internet global në 150+ vende - ideal për udhëtime, pushime dhe biznese.

Aktivizim i menjëhershëm

QR kod në email pas regjistrimit

150+ vende në botë

Mbulim global në Europë, Amerikë, Azi

Pa ndërruar SIM

Funksionon paralelisht me kartën fizike

Vlefshmëri 30 ditë

Nga momenti i aktivizimit

💡 Si funksionon? Pas regjistrimit, merrni një email me QR kod. E skanoni me kamerën e telefonit dhe eSIM aktivizohet menjëherë. 10GB janë të mjaftueshme për 60 ditë përdorim normal (maps, email, browsing).

Si Funksionon në Praktikë

Si funksionon asistenca rrugore në rast të problemit?

Kur hasni në problem me veturën, thjesht telefononi +383 46 100 011 dhe ekipi ynë përgjigjet menjëherë:

  • Operatori merr informacionet bazë (vendndodhja, problemi, nr. regjistrimor)
  • Dërgojmë ekipin më të afërt tek ju (kohë mesatare 30-45 minuta)
  • Tekniku vlerëson problemin dhe mundohet ta rregullojë në vend
  • Nëse nuk mund të riparohet, e transportojmë veturën në servisin më të afërt për diagnostifikim dhe riparim - nëse nuk mund të riparohet brenda një periudhe të arsyeshme (Në rajon brenda ditës, në Europe brenda 3 ditë pune), e transportojmë drejt Kosovës në qytetin tuaj

Sa është distanca maksimale e transportit të automjetit?

Nuk ka limit të distancës! Transportojmë veturën tuaj nga kudo brenda vendeve të mbuluara (Kosovë, Shqipëri, Mali i Zi, Maqedoni V., Serbi, Bullgari, Greqi, Turqi) në drejtim të Kosovës apo qytetit tuaj.

Çfarë ndodh me pasagjerët nëse vetura transportohet?

Pakoja Rajon PLUS përfshin transport të pasagjerëve. Nëse automjeti duhet të transportohet, ju dhe pasagjerët (deri në 4 persona) do të transportoheni në destinacionin tuaj së bashku me veturën ose në qytetin më të afërt me akomodim.

A ka limit të rasteve gjatë vitit?

Pakoja Rajon PLUS ka numër të pakufizuar intervenimiesh në Rajon dhe 3 intervenime në Bullgari, Greqi, Turqi. Mund të na telefononi sa herë të keni nevojë gjatë 12 muajve të anëtarësisë - pa asnjë tarifë shtesë.

Si funksionon eSIM 10GB?

Pas aktivizimit të anëtarësisë, merrni QR kod për aktivizimin e eSIM. 10GB data funksionon në 150+ vende. Aktivizim i menjëhershëm, vlefshmëri 30 ditë, mbulim global.

Çfarë përfshin akomodimi në hotel?

Nëse automjeti pëson defekt serioz dhe nuk mund të riparohet brenda ditës:

  • Ju dhe pasagjerët (deri në maksimum 4 persona) akomodoheni në hotel
  • Mbulimi është deri në 100 € për natë, për një maksimum prej 3 netësh
  • <strong>E rëndësishme:</strong> Akomodimi në hotel nuk aplikohet për vendet e Rajonit (Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi, Serbi)

Si funksionon riatdhesimi nga Bullgari, Greqi, Turqi?

Riatdhesimi i automjetit aktivizohet nëse: automjeti nuk mund të riparohet në Bullgari, Greqi, Turqi, ose kostoja totale e riparimit kalon vlerën 1,001 €, duke u konsideruar jo ekonomikisht e arsyeshme.

Pyetje të Shpeshta

A mbulohet çdo lloj problemi me veturën?

Po! Pakoja mbulon të gjitha llojet e problemeve teknike: bateri e shkarkuar, goma e shpuar, probleme me motorin, defekt mekanik, etj. Mbulimi përfshin edhe aksidente trafiku ku vetura duhet të transportohet.

A funksionon edhe në autostrada dhe zona rurale?

Po absolutisht! Asistenca funksionon kudo brenda vendeve të mbuluara - autostrada, rrugë nacionale, rrugë të fshatrave, zona malore. Ekipi ynë ka akses në çdo zonë të rajonit.

Sa shpejt mbërrin ekipi pas telefonatës?

Kohë mesatare: 30-45 minuta në zona urbane, 45-60 minuta në zona rurale. Në raste emergjente (aksidente, bllokime rruge) kemi prioritet dhe koordinojmë me policinë dhe autoritet lokale.

A duhet të paguaj diçka ekstra në momentin e ndërhyrjes?

Asgjë fare! Çmimi vjetor 62.99€ përfshin çdo shërbim: ardhjen e ekipit, riparimin në vend, transportin e automjetit, transportin e pasagjerëve. Zero kosto shtesë për anëtarët.

Cilat janë vitet minimale të automjetit për mbulim?

Pakoja Rajon PLUS mbulon veturat e prodhuara nga viti 2010 e më tej. Ky kufizim na mundëson të ruajmë cilësinë e lartë të shërbimit dhe kohë të shpejta reagimi.

Si aktivizohet eSIM 10GB?

eSIM aktivizohet menjëherë pas regjistrimit. Merrni QR kod në email dhe e skanoni me kamerën e telefonit. Procesi merr 2-3 minuta. Funksionon në 150+ vende.

Çfarë përfshin zbritja -10%?

Çmimi bazë është 69.99€, por ju paguani vetëm 62.99€ me zbritjen -10%. Ky çmim përfshin asistencën rrugore në 8 vende (Kosovë, Shqipëri, Mali i Zi, Maqedoni V., Serbi, Bullgari, Greqi, Turqi) + eSIM 10GB.

Udhëtoni të lidhur kudo që shkoni

Pakoja perfekte për profesionistë: asistencë rrugore në 8 vende të Ballkanit + internet global 10GB. Mbulim i plotë me zbritje -10%.

Aktivizim i menjëhershëm • Pa pagesa të fshehura • Mbështetje 24/7